parate cash ne kufi dogana mund te bllokoje edhe shuma nen 10 mije euro kur ka dyshime 69e155de41ae2

Paratë cash në kufi, dogana mund të bllokojë edhe shuma nën 10 mijë euro kur ka dyshime

April 16, 2026
1 minut lexim

Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave”, i hedhur në konsultim publik, vendos rregulla edhe më të forta për paratë cash.

Kur autoritetet doganore zbulojnë një mbajtës me një shumë parash cash nën pragun 10 mijë euro dhe ka të dhëna se paratë cash janë të lidhura me veprimtari kriminale, do ta regjistrojnë këtë informacion dhe të dhënat e kërkuara si në rastin mbi këtë kufi.

Në këtë rast, kur ka të tilla dyshime, autoritetet doganore mund të bllokojnë përkohësisht paratë cash me anë të një vendimi administrativ në përputhje me legjislacionin. Periudha e bllokimit të përkohshëm nuk duhet të kalojë 30 ditë.

Pasi autoritetet doganore bëjnë një vlerësim të plotë të nevojës dhe proporcionalitetit të një bllokimi të përkohshëm të mëtejshëm, ata mund të vendosin ta zgjasin periudhën e bllokimit deri në 90 ditë.

Kur nuk merret vendim brenda afatit për bllokim të mëtejshëm të parave cash ose nëse përcaktohet se rrethanat e çështjes nuk e justifikojnë një bllokim të mëtejshëm, paratë cash do t’i kthehen menjëherë personit të cilit iu bllokuan.

Ndërkohë, në rastet kur autoritetet doganore konstatojnë mosdeklarim të shumave mbi 10 mijë euro në kufi,  vendosin gjobë, e cila llogaritet si përqindje mbi vlerën. Konkretisht 30 % të shumës mbi 10 mijë euro kur shuma në total e parave cash është jo më shumë se 20 mijë euro.

Gjithsesi kjo gjobë nuk mund të jetë më pak se 500 euro; 40 % të shumës mbi 10 mijë euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 20 mijë euro por jo më shumë se 50 mijë euro dhe 50 % të shumës mbi 10 mijë euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 50 mijë euro.

Kur autoritetet doganore dyshojnë se mosdeklarimi përbën vepër penale për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, kallëzimi penal bashkë me dosjen përkatëse, u transferohet autoriteteve gjyqësore kompetente për procedim penal të mëtejshëm, brenda 72 orëve nga çasti i verifikimit të shkeljes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

1 muaj paraburgim per serbin e dyshuar per krime lufte ne kosove 69e154f5dbe5b
Lajmi i mëparshëm

1 muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

rrefim trondites gruaja zbulon cfare e detyron burri te beje 69e157773bf66
Lajmi i radhës

Rrëfim tronditës: Gruaja zbulon çfarë e detyron burri të bëjë

Të fundit nga

ShkoLartë