Për javën që sapo ka nisur duhet të kujtojmë shpesh fjalën “kujdes”, sipas këshillave të Chrysanthi Kalogerit. Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se mund t’i shohim gjërat me skepticizëm të tepruar apo të nxitojmë në veprime. Është shumë e rëndësishme që ta shfrytëzojmë këtë moment për t’i kthyer gjërat në favorin tonë duke kombinuar strategjinë me veprimin.
Një aspekt shumë i rëndësishëm është ana financiare që pritet të ndriçohet për disa shenja, por gjithnjë duke shmangur fundjavën për të bërë lëvizje. Marrëdhëniet janë gjithashtu në plan të parë sepse mund të sfidohen dhe duhet të tregohemi tolerantë.
Chrysanthi Kalogeri: Kemi përpara një javë shumë interesante. Nga sot, Mërkuri kalon në shenjën e Akrepit dhe sot e nesër duhet të jemi të kujdesshëm si përdorim fjalën dhe në mendime. Mendimet janë më negative, disa gjëra kalojnë në skenën e fantazisë dhe lajmet që mund të marrim mund të mos jenë shumë pozitive, por edhe ne mund t’i ekzagjerojmë. Kini kujdes të lindurit në ditët e para të shenjave Akrep, Dem, Ujor dhe Luan. Në datën 7 është hëna e plotë në Dash që krijon shumë impulsivitet, nxitim dhe entuziazëm. Pa këtë të fundit nuk kemi dëshirë, por duhet të kombinohet me thellësi në mendim dhe strategji në veprim pasi Marsi e Mërkuri janë në shenjën e Akrepit. Të veprojmë, të jemi entuziastë, por gjithnjë me një plan të caktuar, strategjik dhe në detaje sepse mungesa e planit mund të udhëheqë në mosrealizimin e qëllimeve. Në datën 8, ky aspekt bën që të kemi zhvillime pozitive, të gjejmë mbështetje nga dikush apo financiare, zgjidhjen e çështjeve të lidhura me pronën dhe shanse shumë të mira në jetën emocionale. Jini të gjithë të kujdesshëm në fundjavë sepse na bën pak më të mbyllur në vetvete, më të ndrydhur dhe nuk është i përshtatshëm për lëvizje financiare nga e premtja deri të dielën dhe as për marrëdhënie emocionale sepse mund të jenë edhe të ndaluara. Për ata që marrëdhënia ka kaluar sprova, sidomos te shenjat e tokës dhe ujit, fundjava mund të sjellë ligjërimin apo vendosjen e saj në një bazë më të shëndoshë. Kryesorja është të mbrojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Sot e nesër dhe në përgjithësi gjatë muajit, mos kërkoni celularin e partnerit se mund të gjeni diçka.
Dashi – Këtë javë duhet t’u jepni prioritet marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, mos veproni me impulsivitet dhe nxitim që ju bën të silleni si fëmijë pa kuptuar se mund të lëndoni të tjerët. Në qoftë se keni ndërmend të merrni një iniciativë të madhe, të jeni të sigurt se planet tuaja mund të realizohen. Keni shanse për të zgjidhur çështje të lidhura me pronën dhe shtëpinë në datën 8. Në fundjavë, shihni me kujdes marrëdhëniet tuaja dhe anën psikologjike. Kujdes në punë, mos u jepni të drejtën të tjerëve për t’ju komentuar ose të flasin keq për ju.
Demi – Duhet të fokusoheni në përditshmërinë tuaj, por mund të ndieni ankth, stres, t’i shihni gjërat me ekzagjerim ndaj kujdesuni për psikologjinë, shëndetin dhe gjeni kohën të çlodheni ose të kaloni në intimitet me të dashurit. Veproni në takt lidhur me provokimet. Është muaj shumë aktiv dhe do të keni shumë biseda në jetën personale e profesionale që duhet të keni kujdes se çfarë kërkojnë të tjerët nga ju dhe as ju mos kaloni limitin duke i parë me skepticizëm. Në fund të javës kini kujdes në marrëdhëniet personale, rrjetin shoqëror dhe mund të merrni vendime serioze për jetën personale nëse marrëdhënia ka arritur një hap të rëndësishëm. Sot e nesër duhet të tregohen të kujdesshëm të lindurit në ditët e para të shenjës.
Binjakët – Mërkuri kalon në Akrep dhe mund t’ju bëjë më të mbyllur, të analizoni thellë dhe kjo është gjë e mirë për një projekt pune, një programimi të mirë për të ardhmen. Mos e teproni me mendime që ju bëjnë të ndieni se po ndodhin prapaskena. Fokusohuni në përditshmëri, organizimin e saj dhe hëna e plotë në Dash ju bën aktivë, socialë dhe mund të realizoni qëllimet e synimet. Kini kujdes në fund të javës të lindurit në ditët e fundit të shenjës për problemet e hapura që keni. Vendosni ekuilibrin midis punës e jetës dhe kujdesuni për marrëdhëniet.
Gaforrja – Një periudhë shumë intensive për jetën sociale, profesionale, karrierën ku keni pretendime më të larta dhe ju kërkohet një ekuilibër më i mirë mes saj e familjes. Keni shanse shumë të mira në datën 8 për biseda e takime që do të ndihmojnë zhvillimin tuaj. Kujdes në fund të javës sepse ndikoheni pozitivisht dhe keni mundësi që pengesat t’i ktheni në anën tuaj. Nëse doni të udhëtoni, organizoni gjithçka shumë mirë. Mos keqkuptoni të tjerët.
Luani – Sot e nesër të lindurit në ditët e para të shenjës të kenë kujdes në problemet me të tjerët, familjen dhe perceptimin ndaj gjërave. Hëna e plotë në Dash është pozitive dhe ju vë përpara projekteve e planeve për të ardhmen. Një organizim jo i mirë dhe nxitim mund të udhëheqë në mosrealizimin e synimeve. Në fund të javës kini kujdes në sferën financiare, blini gjërat e domosdoshme dhe të tjerat lërini nga e hëna. Kini kujdes për sigurinë e brendshme.
Virgjëresha – Është momenti të fokusoheni te sfera financiare dhe kryesisht te detyrimet ndaj të tjerëve. Gjatë kësaj periudhe mund të vijnë më tepër pagesa dhe kjo mund t’iu krijojë stres. Kujdes si përdorni fjalën sot e nesër dhe është një periudhë që mund të promovoni punën tuaj me strategji e plan të caktuar. Kujdes në marrëdhëniet personale të lindurit në ditët e fundit të shenjës, në fund të javës. Mos merrni vendime përfundimtare, përveçse nëse vijnë nga të tjerët. Do të keni mbështetje nga një njeri i fuqishëm në datën 8.
Peshorja – Hëna e plotë përballë jush vendos theksin te marrëdhëniet e bashkëpunimet dhe ju fton t’i shihni me sy më realist, por do të keni edhe shanse për të krijuar marrëdhënie të reja. Do të keni mbështetje e sukses në jetën profesionale e sociale rreth datës 8. Do të jeni të fokusuar përgjatë gjitëh muajit në sferën financiare duke evituar shpenzimet sot e nesër. Në fund të javës, një takim intim, një problem në përditshmëri, mund të mos shkojë ashtu siç kishit planifikuar.
Akrepi– Është periudhë shumë aktive sepse Mërkuri në shenjën tuaj bën që të bisedoni, të diskutoni. Mos kini shumë dyshime, thellohuni me pastërti e qartësi. Kujdes sot e nesër të lindurit në ditët e para të shenjës, ndërsa me hënën e plotë në datën 7 duhet të kujdeseni për përditshmërinë, shëndetin dhe në datën 8 mund të vendosni për të udhëtuar, për të marrë këshilla apo për të bërë një plan të mirë për të ardhmen. Në fund të javës mund të ktheni gjërat në favorin tuaj. Kini kujdes nga keqkuptimet.
Shigjetari – Hëna e plotë në Dash favorizon jetën erotike, personale, çështje që kanë të bëjnë me fëmijët e planet krijuese dhe mund të keni shumë entuziazëm e shanse për të realizuar gjëra. Nëse do të bëni një plan sa më të organizuar, do të keni edhe sukses. Kini kujdes të lindurit në ditët e fundit të javës në çështje që kanë të bëjnë me punën, familjen dhe akset kryesore të jetës. Në datën 8 do të keni një mbështetje ekonomike ose diçka të madhe. Shmangni prapaskenat, stresin dhe ankthin.
Bricjapi – Hëna e plotë në Dash krijons tres ose ankth në problemet me shtëpinë, familjen e pronën dhe duhet të vendosni një ekuilibër midis tyre. Keni shanse shumë të mira rreth datës 8, mund të udhëtoni me të dashurit dhe ktheni fundjavën në favorizim. Kujdes me fjalët dhe evitoni keqkuptimet.
Ujori – Sot e nesër, të lindurit në ditët e para të shenjës, kini kujdes në vendimet që do të merrni në punë. Mos kërkoni asgjë nga ata që janë më lart se ju dhe mos iu impononi të tjerëve mendimet e dëshirat. Hëna e plotë në Dash ju fton të jeni komunikues, të bëni udhëtime të vogla, të sistemoni përditshmërinë dhe në datën 8 mund të keni një përfitim financiar që do ta rregullojë. Në fund të javës, kujdes me sferën financiare.
Peshqit – Në fund të javës duhet të jenë shumë të kujdesshëm të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Mbroni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, dëgjoni të tjerët me kujdes hde jepuni një shans të dytë nëse mendoni se e meriton. Do të keni favorizime në jetën personale dhe në marrëdhënie rreth datës 8. Me hënën e plotë në Dash fokusohuni në sferën financiare, kujdes në iniciativa që do të ndikojnë drejtpërdrejt në portofolin tuaj. Duhet të keni një plan shumë të saktë sepse nëse s’është i detajuar rrezikoni mos të arrini pritshmëritë.
Burimi: botasot.info


