parashikimi i motit per te marten 6978031818fd9

Parashikimi i motit për të martën

January 27, 2026
1 minut lexim

Të martën parashikohet që reshjet e shiut të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, ndërsa më të intensifikuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të vendit. Në zonat malore, si dhe lokalisht në zonat më të ulëta, priten reshje bore.

Gjatë pjesës së parë të ditës, vranësirat do të fillojnë të tërhiqen gradualisht nga perëndimi në drejtim të lindjes, ndërsa reshjet në lindje të vendit pritet të pushojnë dhe të tërhiqen gradualisht gjatë orëve të pasdites.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-41 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 12°C. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

operacioni anti droge policia italiane vret 28 vjecarin 6977fc38161a6
Lajmi i mëparshëm

Operacioni Anti-drogë: Policia italiane vret 28 vjeçarin

dolce shihet e perlotur thote se ndihet e lenduar nga limi 6978043343f03
Lajmi i radhës

Dolce shihet e përlotur, thotë se ndihet e lënduar nga Limi

Të fundit nga

ShkoLartë