parashikimi i motit per sot 19 gusht 2025 68a40d97022c3

Parashikimi i motit për sot, 19 gusht 2025

August 19, 2025
1 minut lexim

Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke sjellë zhvillim të përkohshëm të tyre si edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 36°C vlera më e lartë në Berat.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi per diten e sotme e marte 19 gusht 2025 68a3fafd352d2
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 19 gusht 2025

8 vjet nga suksesi historik i kombetares se kosoves ne basketboll 68a40df8ebb81
Lajmi i radhës

8 vjet nga suksesi historik i Kombëtares së Kosovës në basketboll

Të fundit nga

ShkoLartë