parashikimi i motit per javen e ardhshme 68d9ab023cba3

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

September 28, 2025
1 minut lexim

Në javën e ardhshme moti në vendin tonë parashihet të mbaj me diell e vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e enjte parashihet të ketë reshje shiu, raporton KosovaPress.

Instituti njofton se të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 5 dhe 9 gradë celsius, e maksimalet mes 15-18 gradë.

Ndërsa, ditën e martë moti do të jetë me diell e vranësira të pjesshme, kurse të mërkurën do të jetë moti kryesisht i vranët.

Sipas institutit, ditën e enjte moti do të jetë i vranët dhe me kushte për reshje shiu me temeperaturat minimale prej 1 deri 3 gradë, kurse maksimalet pritet të jenë 7 deri 13 gradë. Ndërsa, ditën e premte moti do të mbajë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu me temperatura minimale prej 1-4 gradë celsius dhe temperaturat maksimale prej 5 deri 9 gradë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

betis me i mire se osasuna 68d9aaf592224
Lajmi i mëparshëm

Betis më i mirë se Osasuna!

orban dhe fico bejne aleance kunder presionit evropian nuk heqim dore nga nafta ruse 68d9ac18d7a95
Lajmi i radhës

Orban dhe Fico bëjnë aleancë kundër presionit evropian: Nuk heqim dorë nga nafta ruse!

Të fundit nga

ShkoLartë