parashikimi i motit kthjellime dhe vranesira te pakta kete te shtune ja sa shkojne temperaturat 68a970c92cc0b

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira të pakta këtë të shtunë, ja sa shkojnë temperaturat

August 23, 2025
1 minut lexim

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në zonën e veriut reshjet në peridha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 15 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kamberi i kerkon qeverise se serbise fond te vecante per luginen e presheves 68a970290a86c
Lajmi i mëparshëm

Kamberi i kërkon Qeverisë së Serbisë fond të veçantë për Luginën e Preshevës

ia po e vret internetin a ka shprese per ta shpetuar 68a970f575ac4
Lajmi i radhës

IA po e vret internetin, a ka shpresë për ta shpëtuar?

Të fundit nga

ShkoLartë