parashikimi i motit kthjellime dhe vranesira te pakta kete te shtune 68a954a4c9ee2

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira të pakta këtë të shtunë

August 23, 2025
1 minut lexim

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në zonën e veriut reshjet në peridha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 15 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mengjes i qete neper pikat kufitare te kosoves 68a9540258fc2
Lajmi i mëparshëm

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare të Kosovës

ne rruget e zvicres do te shihen se shpejti robotet qene qe shperndajne ushqim 68a954d9705f1
Lajmi i radhës

Në rrugët e Zvicrës do të shihen së shpejti “robotët-qenë” që shpërndajnë ushqim

Të fundit nga

ShkoLartë