parashikimi i motit dita e sotme sjell reshje shtrengata dhe debore ne zonat malore 6ab60bd05bdf1

Parashikimi i motit/ Dita e sotme sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore

September 25, 2026
1 minut lexim

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm edhe gjatë ditës së premte. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të shkurtra kthjellimi.

Reshjet e shiut do të nisin fillimisht përgjatë vijës bregdetare, me intensitet të ulët, dhe më pas pritet të shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Në Ultësirën Perëndimore, reshjet mund të shoqërohen lokalisht me shtrëngata afatshkurtra, shkarkesa elektrike dhe, në raste të izoluara, breshër.

Në zonat malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes së vendit, reshjet priten në formën e dëborës.

Temperaturat do të luhaten nga 8°C në qytetet veriore dhe në Korçë, deri në 26°C në Sarandë.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në atë veriperëndimore, si edhe në zonat luginore, era pritet të forcohet dhe të arrijë deri në 17 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2–3 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anulohet aksioni jo ne emrin tim para ashak ut ja cfare njoftuan organizatoret 6ab60b5587503
Lajmi i mëparshëm

Anulohet aksioni “Jo në emrin tim” para AShAK-ut/ Ja çfarë njoftuan organizatorët

armet nga bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale ne suedi me iranin cfare zbulon hetimi 6ab60c3123ca5
Lajmi i radhës

Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi me Iranin: Çfarë zbulon hetimi?

Të fundit nga

Dove Cameron dhe Damiano David martohen në Itali

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Dove Cameron dhe këngëtari italian Damiano David janë martuar në Itali. Çifti është fotografuar duke dalë nga një ceremoni e zhvilluar në një zyrë të gjendjes civile në
ShkoLartë