parashikimi i motit 13 korrik ja si do jene temperaturat pergjate dites 687346333d39a

Parashikimi i motit, 13 korrik/ Ja si do jenë temperaturat përgjatë ditës

July 13, 2025
1 minut lexim

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata, duke sjellë një tjetër ditë me mot përvëlues. Sipas MeteoAlb, e diela e 13 korrikut 2025 do të karakterizohet nga kthjellime të shumta dhe diell i fortë në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit pritet të shënojnë rritje të ndjeshme në orët e mesditës, ku maksimumet do të kapin vlerat deri në 36°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato të jugut. Mëngjesi ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të buta, por që nga ora 10:00 e tutje pritet një rritje graduale e ndjeshme e të nxehtit.

Orët më të nxehta të ditës do të jenë nga 12:00 deri në 16:00, periudhë gjatë së cilës qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell. Gjatë mbrëmjes pritet një rënie graduale e temperaturave, duke sjellë një mot më të freskët, me minimumet që do të zbresin deri në 24°C.

Rekomandime për qytetarët:

Institucionet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar ndaj temperaturave të larta, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Këshillohet përdorimi i ujit në sasi të bollshme, veshje të lehta dhe shmangia e qëndrimit në ambiente të hapura gjatë pikës maksimale të nxehtësisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

investime ne kriptovaluta gjate pensionimit cilat jane perparesite dhe mangesite 6872f24e63afd
Lajmi i mëparshëm

Investime në kriptovaluta gjatë pensionimit – cilat janë përparësitë dhe mangësitë?

sot tentativa e 46 per konstituimin e kuvendit 687346abe5083
Lajmi i radhës

Sot tentativa e 46 për konstituimin e Kuvendit

Të fundit nga

ShkoLartë