parashikimi i motit 68bf7112573b2

Parashikimi i motit

September 9, 2025
1 minut lexim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe me vapë verore. Do të ketë paraqitje të vranësirave të pakta lokale, por pa reshje atmosferike. Temperaturat pritet të lëvizin nga 14 minimalja deri në 32 apo edhe 33 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Rrallë në ndonjë zonë malore mund të ketë ndonjë zhvillim të dobët konvektiv.

Edhe dita e Mërkurë do të jetë shumë e nxehtë në të gjitha territoret tona. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në Mal të Zi dhe veriperëndim të Shqipërisë mund të ketë dendësim të vranësirave me stuhi lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

E Enjta sjellë ndryshim të motit me vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Stuhi të fuqishme shiu dhe rrebeshe intensive priten në shumë pjesë të Shqipërisë e më pak në Kosovë, por kjo ende mund të pësojë sadopak ndonjë ndryshim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termet i fuqishem godet greqine lekundje mbi 5 balle ne athine 68bf6a338207a
Lajmi i mëparshëm

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundje mbi 5 ballë në Athinë

nikki glaser per fejesen e taylor swift do te ndryshoje menyren si njerezit e shohin dashurine 68bf72320e590
Lajmi i radhës

Nikki Glaser për fejesën e Taylor Swift: Do të ndryshojë mënyrën si njerëzit e shohin dashurinë

Të fundit nga

ShkoLartë