parandalohet tragjedia ne shkup bombe dhe 100 fisheke gjenden ne nje veture ne bit pazar 690ca2920c41c

Parandalohet tragjedia në Shkup, bombë dhe 100 fishekë gjenden në një veturë në Bit Pazar

November 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 6 nëntor – Policia njofton se në orët e para të ditës së sotme, një bombë M75 është gjetur në automjetin “Fiat” të pronarit E.R. në zonën e Bit Pazarit.

Sipas njoftimit të Policisë, pronari ndodhet aktualisht në Itali, ndërsa kishte marrë mesazh kërcënues për vendosje të bombës.

“Sot (06.11.2025) në orën 02:41 në SPB Shkup u raportua se rreth orës 01:00 një person kishte hyrë në garazhin e shtëpisë familjare të E.R., në zonën e Bit Pazarit, i cili aktualisht ndodhet në Itali. Pak më vonë, pronari ka marrë një mesazh me kërcënim dhe njoftim se në automjetin e tij ishte vendosur një bombë”.

“Policët dolën në vendngjarje dhe pas masave të ndërmarra, te automjeti i tij “Fiat” me targa të Shkupit u gjet një bombë M75 e lidhur me tel në dorezën e derës së shoferit”.

“Gjithashtu, u krye kontroll edhe te një automjet tjetër “Fiat” me targa italiane, pronë e vëllait të tij, A.E., i cili gjithashtu jeton dhe punon në Itali, ku në bagazhin e tij u gjet një kuti me 100 fishekë kalibër 7,62 mm për armë automatike”, thonë nga MPB.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

universiteti i tetoves shpreh ngushellime per vdekjen e studentes daorsa spahija 690c9b7a8470c
Lajmi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

zbulohen dy shtepi bari ne malesine e madhe arrestohet djali procedohet nena dhe shpallet ne kerkim babai 690ca4972aea8
Lajmi i radhës

Zbulohen dy “shtëpi bari” në Malësinë e Madhe, arrestohet djali, procedohet nëna dhe shpallet në kërkim babai

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë