parandalohet trafikimi i nje te miture drejt kosoves arrestohet ne morine 22 vjecari nga berati pranga edhe mikut te tij 68da546ed5f36

Parandalohet trafikimi i një të miture drejt Kosovës, arrestohet në Morinë 22-vjeçari nga Berati, pranga edhe mikut të tij

September 29, 2025
1 minut lexim

Një tentativë për trafikim të një të miture drejt Kosovës është parandaluar në pikën kufitare të Morinës, falë veprimit të shpejtë të Policisë Kufitare.

Në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll një automjet të drejtuar nga shtetasi E. G., 22 vjeç, i cili po udhëtonte me një vajzë të mitur, 14 vjeçe, dhe një tjetër pasagjer, shtetasin A. K., 18 vjeç.

Nga hetimet e para, dyshohet se 22-vjeçari po tentonte të trafikonte vajzën e mitur drejt Kosovës. Shtetasi A. K., i cili udhëtonte si pasagjer në automjet, u arrestua për moskallëzim të krimit, pasi nuk raportoi ngjarjen në organet kompetente.

Policia bën me dije se ngjarja u zbulua falë analizës së riskut dhe kontrolleve të përforcuara në kufi, të cilat po intensifikohen në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimeve ndërkufitare.

Të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve të tjerë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk eshte kurti ai qe ka krijuar strukturat paralele reagon ashper kadri kryeziu 68da53c0832f6
Lajmi i mëparshëm

“Nuk është Kurti ai që ka krijuar strukturat paralele…”, reagon ashpër Kadri Kryeziu

be moldavia zgjodhi evropen para rusise ne zgjedhjet kyc 68da54d3a8636
Lajmi i radhës

BE: Moldavia zgjodhi Evropën para Rusisë në zgjedhjet kyç

Të fundit nga

ShkoLartë