parandalohet sulmi i mundshem terrorist ne diten e halloween it arrestohen disa persona 6904bec80b994

Parandalohet sulmi i mundshëm terrorist në ditën e Halloween-it, arrestohen disa persona

October 31, 2025
1 minut lexim

FBI ka parandaluar një sulm dyshuar terrorist që pritej të ndodhte gjatë ditës së Halloween-it në Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e bëri publik vetë drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili njoftoi në platformën X se në shtetin e Michigan janë arrestuar disa persona të dyshuar për organizimin e një sulmi.

“Sot në mëngjes FBI ka parandaluar një sulm të mundshëm terrorist dhe ka arrestuar disa individë në Michigan, të cilët dyshoheshin se po planifikonin një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloween-it. Detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti,” shkroi Patel.

Ai falënderoi agjentët federalë dhe të gjitha forcat e rendit për punën e tyre në mbrojtje të sigurisë kombëtare.

“Faleminderit agjentëve të FBI-së dhe të gjithë forcave të rendit që punojnë 24/7 për mbrojtjen e vendit,” tha Patel.

Autoritetet amerikane pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim mbi natyrën e komplotit dhe personat e arrestuar.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mijera njerez tashme po shkojne drejt novi sadit vuciq anulon trenat arrestohet politikani 6904bd1394207
Lajmi i mëparshëm

​Mijëra njerëz tashmë po shkojnë drejt Novi Sadit, Vuçiq anulon trenat- arrestohet politikani

nderron jete fatos nano 6904c1d534ca8
Lajmi i radhës

Ndërron jetë Fatos Nano

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë