parandalohet ngjarja e mundshme kriminale ne vlore te shtena ne ajer gjate nje konflikti arrestohen dy te rinj 6958e491a5695

Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj

January 3, 2026
1 minut lexim

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën në qytetin e Vlorës.

Për pasojë janë arrestuar dy të rinj, pasi njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit:

* A. H., 19 vjeç, banues në Vlorë;
* M. A., 25 vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goli ndaj interit e beri hero zbulimi i trajnerit te shkarkuar nga partizani kerkohet nga gjysma e serise a 6958e3b48a96c
Lajmi i mëparshëm

Goli ndaj Interit e bëri hero, zbulimi i trajnerit të shkarkuar nga Partizani kërkohet nga gjysma e Serisë A

bota ka nje mbret te ri te automjeteve elektrike 6958e49311c61
Lajmi i radhës

​Bota ka një mbret të ri të automjeteve elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë