paralajmerohen erera te forta deri ne 45 km h qytetareve u behet thirrje per kujdes 6afe3e22f12bc

Paralajmërohen erëra të forta deri në 45 km/h, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes

November 19, 2026
1 minut lexim

Erëra të forta pritet të përfshijnë Kosovën të enjten, më 19 nëntor 2026, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa gjatë vrullit të tyre mund të jenë edhe më intensive.

Bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), erërat do të fryjnë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Për këtë arsye, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës.

Në rekomandimet e saj, Drejtoria kërkon që qytetarët të sigurojnë sendet e lehta në ballkone, oborre dhe hapësira të jashtme, në mënyrë që ato të mos bartën nga era dhe të shkaktojnë dëme. Po ashtu, apelohet që të kontrollohen tabelat reklamuese, skelat dhe strukturat e tjera që mund të rrëzohen si pasojë e erërave të forta.

Qytetarëve u rekomandohet gjithashtu të shmangin qëndrimin pranë drunjve, objekteve dhe strukturave të paqëndrueshme, ndërsa gjatë qarkullimit rrugor të kenë kujdes të veçantë, sidomos në zonat e ekspozuara ndaj erërave.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka kërkuar që të gjithë qytetarët t’u përmbahen këtyre rekomandimeve për të parandaluar situatat e rrezikshme. Ndërkohë, ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta përcjellë situatën dhe se do t’i informojë qytetarët me kohë në rast të ndryshimit të kushteve meteorologjike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

incident ne gjinekologji te porsalindurit i pritet nje pjese e gishtit gjate heqjes se infuzionit 6afe3d9a13b57
Lajmi i mëparshëm

Incident në Gjinekologji: Të porsalindurit i pritet një pjesë e gishtit gjatë heqjes së infuzionit

me dhunuan brutalisht te zyra e shefit te komisariatit 1 flet protestuesi enea gjodedaj ervin hasrama me qelloi me fort se roki pepa si ndodhi ngjarja 6afe3e7c2a82e
Lajmi i radhës

“Më dhunuan brutalisht te zyra e shefit të Komisariatit 1”/ Flet protestuesi Enea Gjodedaj: Ervin Hasrama më qëlloi më fort se Roki Pepa. Si ndodhi ngjarja

Të fundit nga

ShkoLartë