paralajmerimi i trump per vendosjen e tarifave reagon danimarka nje surprize per ne 696c206622299

Paralajmërimi i Trump për vendosjen e tarifave, reagon Danimarka: Një surprizë për ne

January 18, 2026
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, tha se paralajmërimi i presidentit amerikan Donald Trump për tarifa ndaj vendeve që dërgojnë trupa në Groenlandë ishte “një surprizë”.

Rasmussen sapo kishte kthyer nga Uashingtoni, ku gjatë javës zhvilloi një takim me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin JD Vance për të diskutuar çështjet e Groenlandës. Ai theksoi se takimi ishte konstruktiv dhe se qëllimi i pranisë ushtarake në Groenlandë është për të forcuar sigurinë në Arktik.

Qëllimi i pranisë së shtuar ushtarake në Groenlandë, të cilës i referohet Presidenti, është rritja e sigurisë në Arktik.

Ne pajtohemi me SHBA-në që duhet të bëjmë më shumë, pasi Arktiku nuk është më një zonë me tension të ulët. Pikërisht për këtë arsye ne dhe partnerët e NATO-s po rrisim praninë në mënyrë të plotë dhe transparente me aleatët tanë amerikanë,” shtoi Rasmussen.

Deklarata e tij vjen pas përshkallëzimit të tensioneve mbi sovranitetin e Groenlandës dhe paralajmërimeve për vendosjen e tarifave nga Trump.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjak kudo iraniani qe iku nga vendi tregon per shtypjen brutale te protestuesve 696c1eb375ef2
Lajmi i mëparshëm

“Gjak kudo”, iraniani që iku nga vendi tregon për shtypjen brutale të protestuesve

vershimet turbulluan ujin kru gjakova shpall tender per klorur te hekurit 696c25916274b
Lajmi i radhës

Vërshimet turbulluan ujin, KRU “Gjakova” shpall tender për klorur të hekurit

Të fundit nga

ShkoLartë