paralajmerimet per erera te forta flet drejtori i emergjencave ne prishtine 69750baf1ca50

Paralajmërimet për erëra të forta, flet drejtori i Emergjencave në Prishtinë

January 24, 2026
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga mëngjesi i ditës së nesërme, bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), pritet që të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.

Lidhur me këtë paralajmërim ka folur në “Info Magazine” të Klan Kosovës, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica.

“Është prognozë që do të mund të ketë erëra të forta dhe erëra të mesme të forta, në territorin e kryeqytetit, duke përfshirë edhe fshatrat, erëra më të forta sipas Insititut do të jenë në pjesën e Gollakut, pjesën lidore të kryeqytetit, por kjo nukm e përjashton mundësinë që do të ketë edhe erëra të forta në qytet”.

Fushtica njoftoi se nga sot ekipet e komunës ndodhen në terren.

“Ne sot kemi filluar, ekipet janë në terren duke i kontrolluar ndërtesat që kanë potencial të bien fasadat apo pjesë të kulmeve. Kemi intervenuar sot në mëngjes në Dardani dhe jemi duke shikuar të intervenojmë në disa pjesë të qytetit”, deklaroi ai.

Fushtica mes tjerash potencoi se qytetarët duhet t’i marrin pa panik paralajmërimet si ky.

“Duke mos shkaktuar panik, pra qytetarët duhet që ta marrin si pjesë normale, paralajmërimet që i jep drejtoria”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndryshimet ne kodin zgjedhor kuvendi ka derguar nominimet 69750b0b6e212
Lajmi i mëparshëm

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kuvendi ka dërguar nominimet

debate te ashpra mes dolces dhe albes je genjeshtare 69750cd3887f5
Lajmi i radhës

Debate të ashpra mes Dolces dhe Albës: “Je gënjeshtare!”

Të fundit nga

ShkoLartë