paradoksi urban mbi 200 mije banesa te pabanuara ne kosove 686bf236bb83d

Paradoksi urban, mbi 200 mijë banesa të pabanuara në Kosovë

July 7, 2025
1 minut lexim

Në Kosovë janë evidentuar 581 mijë e 95 banesa, nga to, 356 mijë e 959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë, ndërsa 207 mijë e 165 banesa ose 35,7 për qind janë të pabanuara, përfshirë ato të destinuara për shitje, qira apo përdorime të tjera.

Kështu bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin e raportit “Të dhënat për banesat dhe ndërtesat sipas komunave” nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.

Në anën tjetër çmimi i banesave viteve të fundit ka shënuar rritje në vazhdimësi në vendin tonë, veçanërisht në Prishtinë.

Sipas ASK-së, publikimi i këtyre statistikave ofron një pasqyrë të qartë mbi zhvillimet në sektorin e ndërtimit dhe mbi përmirësimin e kushteve të jetesës në fushën e banimit në Kosovë.

Analiza e shpërndarjes së banesave të banuara dhe të pabanuara ndihmon në kuptimin e trendëve urbane dhe në identifikimin e nevojave për planifikim të qëndrueshëm të hapësirës për banim në të gjitha komunat e vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllet kufiri i bllaces ska hyrje dalje nga maqedonia e veriut 686bee7688fd5
Lajmi i mëparshëm

Mbyllet kufiri i Bllacës, s’ka hyrje dalje nga Maqedonia e Veriut

xhuli nura e kam lexuar kuranin ne gjuhen finlandeze i kam studiuar te gjitha fete 686bf3629f7c1
Lajmi i radhës

Xhuli Nura: E kam lexuar Kuranin në gjuhën finlandeze, i kam studiuar të gjitha fetë

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë