paraburgim per nje banor nga tetova per kercenime ne facebook 6904d6535b5d8

Paraburgim për një banor nga Tetova për kërcënime në Facebook

October 31, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike Tetovë, duke vepruar sipas një kallëzimi penal nga SPB Tetovë, filloi procedurë kundër një burri 49-vjeçar nga Tetova për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale – Rrezikim i sigurisë nga neni 144, paragrafi 5 i Kodit Penal.

“Më 28 tetor, i dyshuari nga një profil në rrjetin social Facebook postoi një video dhe tekst në gjuhën shqope, në të cilin kërcënonte hapur se do të kryente vrasje dhe vepra të tjera të rënda penale kundër një gruaje dhe zyrtarëve të një partie politike dhe personave me bindje politike. Postimi, i cili përmbante përmbajtje fyese, përçmuese dhe kërcënuese, te e dëmtuara shkaktoi ankth dhe frikë tek e dëmtuara”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prokurori publik, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat, gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Tetovë i ka dorëzur propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Gjykata e pranoi propozimin dhe caktoi masën e paraburgimit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kylie jenner shkelqen me dekolte te theksuar dhe fustan swarovski ne hollywood 6904c511b30cd
Lajmi i mëparshëm

Kylie Jenner shkëlqen me dekolte të theksuar dhe fustan Swarovski në Hollywood!

ndarja nga jeta e ish kryeministrit peleshi per te majten fatos nano eshte arkitekti i transformimit historik 6904d7b58ccc0
Lajmi i radhës

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit/ Peleshi: Për të majtën, Fatos Nano është arkitekti i transformimit historik

Të fundit nga

ShkoLartë