para shqyrtimit te vendimit te ndermjetem sokol sadushi bllokon transmetimin e seances 69d7021e3b960

Para shqyrtimit të vendimit të ndërmjetëm/ Sokol Sadushi bllokon transmetimin e seancës

April 9, 2026
1 minut lexim

Nesër në orën 9:30 të mëngjesit pritet të mbahet seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara, për të shqyrtuar vendimin e ndërmjetëm të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Bazuar në një njoftim zyrtar nga Gjykata e Lartë, mësohet se Sadushi ka vendosur të bllokojë edhe transmetimin e drejtpërdrejtë, duke bllokuar kështu edhe transparencën mbi një vendim që është totalisht i paragjyakuar. Një vendim i akuzuar nga opozita dhe mediat se po përdoret për një qëllim të caktuar.

Në njoftimin e bërë, theksohet se seanca nuk do të ketë mbulim transmetimi live, por pse nuk mund të transmetohet një mbledhje e Kolegjeve të Bashkuara, në të cilën pritet të ndryshohet një vendim i para 15 viteve më parë, për një çështje për të cilën ka ndërhyrë në mënyrë abuzive edhe vetë kryetari i Gjykatës së Lartë.

Filmimet mediatike nuk do të lejohen, ndërsa njoftimi përmban gjithashtu edhe paralajmërime, pengesa, aplikime, ndërkohë që mund të ishte një seancë gyqësore mëse transparente e Kolegjeve të Bashkuara.

Veprimet e dhëna nëpërmhjet njoftimit tregojnë se rruga e zgjedhur nga partizan Sadushi, shkon drejt një qëllimi të caktuar, që CNA e ka paralajmëruar: nxjerrjen nga burgu të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, që ndodhet në qelitë e Burgut të Durrësit prej më shumë se një viti e mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajt./CNA 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nese doni te jeni te shendetshem largoni keto gjera nga shtepia 69d70141b3f34
Lajmi i mëparshëm

Nëse doni të jeni të shëndetshëm, largoni këto gjëra nga shtëpia

Të fundit nga

ShkoLartë