Një marrëveshje vullnetare midis tatimpaguesit dhe administratës tatimore e cilësuar si paqja fiskale ka krijuar dyshime nga FMN dhe Banka Botërore se mund të minojë punën e bërë me drejtësinë dhe administrimin e tatimeve.
Projektligji, i propozuar nga ministria e Financave e ka kaluar fazën e komisioneve parlamentare dhe është gati për në seancën plenare.
Edhe pse ka hasur kundërshtimin publik të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesit e ministrisë së Financave kanë shpjeguar në Parlament se ligji u jep mundësinë bizneseve të rideklarojnë pasqyrat e tyre financare të mëparshme ndërsa një marrëveshje e lidhur për vitin në vijim të bën të pranosh një fitim mbi 18% se viti aktual duke paguar kështu një tatim 5% dhe si bonus mungesën e kontrollit nga administrata tatimore.
Ekspertët e kundërshtojnë këtë ligj duke e cilësuar si një rrezik për evazion fiskal dhe pastrim të parave.
“Do jem shumë specifik: problemi kryesor është neni gjashtë i ligjit për paqen fiskale. Neni gjashtë, pika tre, përmend faktin që të gjitha bizneset që do të aplikojnë për paqen fiskale do të kenë mundësi të rishikojnë pasqyrat e tre viteve të fundit. Dhe, natyrisht, në rreshtin e vijave të pasqyrave që do të rishikohen është edhe arka. Pra, të gjitha bizneset kanë mundësi të rishikojnë arkën”-shprehet Pano Soko.
“Çfarë do të thotë kjo? Ti mund të rideklarosh arkën e biznesit tënd me një shifër tjetër, ndryshe nga ajo që ishte deklaruar më parë. Për të thjeshtuar dhe për publikun, vetëm ky element mundëson pastrimin e parave. Nëse unë kam një biznes dhe dikush ka një milion euro për të pastruar, në momentin që ky ligj hyn në fuqi, nëpërmjet mundësisë që ligji ofron për të ndryshuar të dhënat e arkës për tre vitet e fundit, unë mund të them: “Kam një milion euro, futini në arkën e kompanisë sepse ligji ma lejon dhe them që kam bërë një gabim në vite të shkuara në llogaritjen e arkës.Kjo quhet evazion fiskal. Një milion euro të futur në arkë në atë moment zyrtarizohen dhe janë lehtësisht të transferueshme në bankë. Nuk është deklaruar gjithçka më parë, nuk janë prerë të gjitha kuponat. Ndërkohë, e vërteta është që këto një milion euro nuk ekzistojnë në fakt; dikush tjetër, nga jashtë, mund t’i ketë dhënë këto para. Kjo hap rrugën për pastrim parash në shkallë industriale.”-shton Soko.
Por sa mund të fitojë shteti nga mbledhja e taksave nga ky projektligj?
“Gjithçka mund të shkojë deri në 100 milionë euro. Ka planifikuar shteti të fitojë 200–300 milionë euro. Frika ime është se asetet që po legalizohen janë në përmasa të jashtëzakonshme. Kjo do të thotë që paraja e pistë duhet të infiltruar rëndë në ekonomi. Tregon qartë që paratë e pista do të depërtojnë në ekonomi, dhe kjo është shqetësimi im”.
Nëse mbeten vetëm 100 milionë, unë jam i kënaqur, sepse të paktën dimë që janë diku tek 2 miliardë euro që kanë depërtuar. Por nëse janë 2, 4, 6, 8, 10 miliardë dhe të tjera, shteti mund të fitojë, por ekonomia shqiptare i dorëzohet parave të pista.”
Për ekspertët e tregut nëse ky ligj hyn në fuqi, të shumta janë bizneset që nuk do të hyjnë në marrëveshje me shtetin për shkak të ekspozimit.
“Mos të harrojmë ligji bëhet por vëzhgohet nga ndërkombëtarët, ku e dimë që më pas marrëveshjes del një hetim për këto biznese të ekspozuara. Dhe një gjë e tillë mendojë se mund ti stepi bizneset të hynë në marrëveshje.”
Në një kohë kur Shqipëria synon të forcojë integritetin financiar dhe besueshmërinë e ndërkombëtare, paqja fiskale mbetet një nismë mes premtimit për formalizim dhe frikës së hapur se mund të kthehet në një autostradë për legalizmin e parave të pista”.
Në një kohë kur Shqipëria synon të forcojë integritetin financiar dhe besueshmërinë e ndërkombëtare, paqja fiskale mbetet një nismë mes premtimit për formalizim dhe frikës së hapur se mund të kthehet në një autostradë për legalizmin e parave të pista.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


