papa takon yjet e hollywood thirrje kineasteve mos i shmangni temat e dhimbshme te kohes qe kalojme 6919f2e8c82cc

Papa takon yjet e Hollywood, thirrje kineastëve: Mos i shmangni temat e dhimbshme të kohës që kalojmë

November 16, 2025
1 minut lexim

Papa Leo pati një takim me aktorë dhe regjisorë të Hollywoodit në Vatikan, duke u bërë thirrje figurave të njohura si Cate Blanchett (Kejt Blanshet), Vigo Mortensen dhe Monika Beluçi që të vazhdojnë punën si “pelegrinë të imagjinatës” dhe të ndihmojnë për të “sjellë shpresë”.

Takimi me yjet e kinemasë u pa si moment simbolik për Papën ende relativisht të ri dhe një mënyrë që Kisha Katolike të angazhohet më shumë me botën përtej mureve të saj.

Ngjarja ishte gjithashtu shenjë e fortë mbështetjeje nga Leo i XIV për industrinë globale të filmit, teksa ai shprehu shqetësimin për rënien e shikueshmërisë në kinema.

Regjisori Spike Lee e quajti këtë “ditë të jashtëzakonshme”, ndërsa takimi u vlerësua si i pari i këtij lloji në Vatikan.

Në sallën “Klementin”, Papa Leo mbajti fjalim në italisht, duke lavdëruar fuqinë e kinemasë për të argëtuar, për të edukuar dhe për të “mahnitur”. Por ai njëkohësisht u bëri thirrje kineastëve të mos shmangin temat e dhimbshme.

Dhuna, varfëria, mërgimi, vetmia, varësia dhe luftërat e harruara janë çështje që duhet të njihen dhe të rrëfehen. Kinemaja e mirë nuk e shfrytëzon dhimbjen; ajo e njeh dhe e eksploron. Këtë e kanë bërë të gjithë regjisorët e mëdhenj”, ka thënë Papa.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina kerkon shkembimin e te burgosurve 6919f133d91de
Lajmi i mëparshëm

Ukraina kërkon shkëmbimin e të burgosurve

perndjek krenar cocajn dhe te dashuren e tij luana vjollca padit gazetarin tozaj sia perton nje pergjigje 6919f9365531a
Lajmi i radhës

“Përndjek Krenar Çoçajn dhe të dashurën e tij”, Luana Vjollca padit gazetarin! Tozaj s’ia përton një përgjigje

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë