papa leoni xiv reagon per arrestimin e maduros rendesi ka mireqenia e popullit te venezueles 695aa8859c888

Papa Leoni XIV reagon për arrestimin e Maduros: Rëndësi ka mirëqenia e popullit të venezuelës

January 4, 2026
1 minut lexim

Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësimin për situatën politike në Venezuelë, duke bërë thirrje për respektimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në deklaratën e tij, Ati i Shenjtë theksoi se “mirëqenia e popullit venezuelian duhet të mbizotërojë mbi çdo gjë tjetër”, duke nënvizuar rëndësinë e tejkalimit të dhunës dhe hapjen e rrugës drejt paqes dhe drejtësisë, gjithmonë duke garantuar sovranitetin e vendit.

Papa Leoni XIV theksoi po ashtu nevojën për stabilitet, bashkëpunim dhe harmoni sociale, me fokus të veçantë tek shtresat më të varfra të popullsisë, të cilat po përballen më rëndë me krizën ekonomike.

Deklarata e tij vjen pas zhvillimeve të fundit politike në Venezuelë, ku Shtetet e Bashkuara njoftuan arrestimin e presidentit Nicolas Maduro.

I pari papë amerikan në histori, Leoni XIV ka shfaqur më herët rezerva ndaj disa prej politikave të presidentit Donald Trump dhe ka apeluar që SHBA-të të shmangnin përdorimin e forcës ushtarake për rrëzimin e Maduron nga pushteti.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu arrestimi i maduros eshte nje sinjal paralajmerues per teheranin 695aa6d3b0905
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu: Arrestimi i Maduros është një “sinjal paralajmërues” për Teheranin

zgjidhet zevendesi i maduros kush do e marre drejtimin e venezueles 695aacc464325
Lajmi i radhës

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

Të fundit nga

ShkoLartë