papa leone mbyll porten e shenjte te bazilikes se shen pjetrit perfundon zyrtarisht viti jubilar i nisur nga francesku 695cdb05563bb

Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar i nisur nga Françesku

January 6, 2026
1 minut lexim

Papa Leone XIV ka mbyllur zyrtarisht Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, duke shënuar përfundimin e Jubileut 2025, i dedikuar shpresës.

Porta e famshme ishte hapur nga Papa Françesku më 24 dhjetor 2024, duke nisur një vit ngjarjesh jubilarë dhe vizitash nga miliona pelegrinë nga e gjithë bota.

Sipas policisë së Romës, në sigurimin e ngjarjeve jubilarë janë angazhuar mbi 70,000 forca të rendit, duke përfshirë policinë, karabinierët, Gardën e Financës, policinë lokale, shërbimet e mbrojtjes civile dhe operatorët e transportit publik dhe urgjencës. Questori i Romës, Roberto Massucci, theksoi se përpjekja për sigurimin e ngjarjeve ishte rezultat i një koordinimi të gjerë institucional.

“Siguria e miliona pelegrinëve është rezultat i punës së bashkuar të të gjitha institucioneve – nga policia dhe karabinierët, deri tek shërbimet e emergjencës dhe transportit publik,” tha Massucci. Gjatë Jubileut 2025, më shumë se 33 milionë pelegrinë kanë vizituar Romën, duke bërë të nevojshme një përkushtim të jashtëzakonshëm për menaxhimin e sigurisë dhe rendit.

Mbyllja e Portës së Shenjtë shënon një pikë kulmore të vitit jubilar dhe një moment simbolik për komunitetin katolik global, duke përmbyllur një cikël shprese dhe besimi.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalohen 14 gazetare ne karakas gjate protestave pro maduros nje i huaj deportohet 695cd955713dc
Lajmi i mëparshëm

Ndalohen 14 gazetarë në Karakas gjatë protestave pro‑Maduros, një i huaj deportohet

reshjet e dendura te shiut bllokojne qarkullimin ne rrugen tirane durres 695cde3a6aa87
Lajmi i radhës

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

Të fundit nga

ShkoLartë