papa leo xiv shpall shenjtor adoleshentin carlo acutis u njoh me pseudonimin influencuesi i zotit 68bd53d432665

Papa Leo XIV shpall shenjtor adoleshentin Carlo Acutis, u njoh me pseudonimin “influencuesi i Zotit”

September 7, 2025
1 minut lexim

Në një ceremoni madhështore të mbajtur në Sheshin Shën Pjetër, Papa Leo XIV ka shpallur të shenjtë Carlo Acutis, 15-vjeçarin italian që përdori teknologjinë për të përhapur besimin dhe që fitoi nofkën “ndikues i Zotit”.

Dhjetëra mijëra pelegrinë, shumica të rinj, ishin të pranishëm në meshën e hapur të së dielës.

Papa Leo, i cili është papa i parë amerikan në histori, bëri një paraqitje të papritur përpara fillimit të meshës, duke përshëndetur turmën.

“Është vërtet një bekim i Zotit që kaq shumë të rinj janë mbledhur për këtë Meshë të Shenjtë.”

Ai i ftoi të rinjtë të qëndronin në shesh edhe pas meshës, që t’i përshëndeste nga makina e tij.

Rreth një orë përpara meshës, Sheshi Shën Pjetër ishte mbushur plot, kryesisht me të rinj italianë të brezit, që e konsiderojnë Acutis një model frymëzues të besimit në kohët moderne.

Carlo Acutis vdiq në 2006 në moshën 15 vjeçare. Ai ishte një programues kompjuterash italian i lindur në Britani, i njohur për përkushtimin e tij ndaj Eukaristisë dhe përdorimin e mediave dixhitale për të promovuar përkushtimin katolik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot fillon regjistrimi i votuesve me nevoja te vecanta per votim permes ekipeve mobile 68bd52c02a3dc
Lajmi i mëparshëm

Sot fillon regjistrimi i Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim përmes ekipeve mobile

pelegrinazh historik per katoliket lgbtq ne vatikan 68bd59c4416c4
Lajmi i radhës

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

Të fundit nga

ShkoLartë