papa leo denon sulmet izraelite mbi civilet palestineze 687d472024912

Papa Leo dënon sulmet izraelite mbi civilët palestinezë

July 20, 2025
1 minut lexim

Papa Leo XIV ka dënuar ashpërsinë e luftës në Gaza dhe “përdorimin pa dallim të forcës”, ndërsa ministria e shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 73 palestinezë ishin vrarë duke pritur në radhë për ushqim.

Ministria tha të dielën se viktimat ishin vrarë në vende të ndryshme, kryesisht në Gazën veriore.

Ajo tha se 67 nga të vdekurit ishin vrarë nga sulmi izraelit ndërsa civilët prisnin kamionët e ndihmës së OKB-së që hynin përmes pikës kufitare veriore të Zikim me Izraelin, raporton TheGuardian, transmeton KosovaPress.

Papa foli gjithashtu për dhimbjen e tij për sulmin izraelit ndaj kishës së vetme katolike të Gazës javën e kaluar, i cili vrau tre persona dhe plagosi 10. Midis të plagosurve ishte edhe famullitari, i cili merrte telefonata çdo ditë nga i ndjeri Papa Françesku.

Izraeli ka shprehur “pikëllim të thellë” dhe ka hapur një hetim për sulmin ndaj kishës, e cila strehonte rreth 600 persona të zhvendosur, shumica prej tyre fëmijë dhe shumë me nevoja të veçanta.

“Ky akt, për fat të keq, shton sulmet e vazhdueshme ushtarake kundër popullsisë civile dhe vendeve të adhurimit në Gaza”, tha Papa të dielën.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të respektojë ligjin humanitar dhe të respektojë detyrimin për të mbrojtur civilët, si dhe ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimit pa dallim të forcës dhe zhvendosjes së detyruar të popullatave”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

harroni gervishtjet keto fellne riparohen vete dhe duken gjithmone si te reja 687d46e4a3fc7
Lajmi i mëparshëm

Harroni gërvishtjet, këto fellne “riparohen” vetë dhe duken gjithmonë si të reja

vazhdojne aksionet e ujesjellesit prishtina kunder vjedhjes se ujit 687d4dec58663
Lajmi i radhës

Vazhdojnë aksionet e Ujësjellësit “Prishtina” kundër vjedhjes së ujit

Të fundit nga

ShkoLartë