papa kerkon shtet palestinez ndryshe konflikti nuk do te zgjidhet kurre 692da189cb73b

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

December 1, 2025
1 minut lexim

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu se i qëndron linjës së deritanishme të Vatikanit.



Papa i parë amerikan i bëri këto komente për gazetarët në një fluturim nga Turqia për në Liban, ku edhe përmbyllet turi i tij i parë jashtë kufijve që prej marrjes së drejtimit të Kishës Katolike.

Ne e dimë që në këtë moment, Izraeli nuk e pranon këtë zgjidhje, por e shohim atë si të vetmen që mund të ofrojë një zgjidhje finale për konfliktin e përjetuar nga të dyja palët. Ne jemi gjithashtu miq edhe me Izraelin dhe përpiqemi që me të dyja palët të kthehemi në një zë ndërmjetësues që mund t’i ndihmojë ata të arrijnë një zgjidhje me drejtësi për të gjithë”, shprehet Papa.

Papa, që e shmangu çdo përmendje të drejtpërdrejtë të luftës së Izraelit në Gaza gjatë qëndrimit në Turqi, shtoi se Ankaraja mund të luajë një rol të rëndësishëm për mbylljen e këtij konflikti, si edhe luftës së Ukrainës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përsëriti kundërshtinë e tij  ndaj një shteti palestinez pasi edhe aleati më i madh i shtetit hebre, SHBA-ja dha shenja mbështetje për mëvetësinë palestineze. Leoni ishte në Turqi i nga e enjtja deri të dielën në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga zgjedhja e tij në maj si udhëheqës i Kishës Katolike me 1.4 miliard anëtarë. Gjatë vizitës së tij në Turqi, Papa paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të numrit të pazakontë të konflikteve të përgjakshme në botë dhe dënoi dhunën në emër të fesë.

Turqia është kryesisht myslimane, por është gjithashtu shtëpia e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu, udhëheqësit shpirtëror të 260 milionë të krishterëve ortodoksë në botë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal i madh korrupsioni ne kiev pergjimet zbulojne nje sistem kriminal qe prekte kontrata miliona dollareshe njerez te afert me zelenskyn nen hetim 692d9d46cddba
Lajmi i mëparshëm

Skandal i madh korrupsioni në Kiev/ Përgjimet zbulojnë një “sistem kriminal” që prekte kontrata miliona dollarëshe, njerëz të afërt me Zelenskyn nën hetim

pas nderprerjeve te vazhdueshme keds nis dyfishimin e kapacitetit te rrjetit ne malisheve 692da26ed7e9b
Lajmi i radhës

Pas ndërprerjeve të vazhdueshme, KEDS nis dyfishimin e kapacitetit të rrjetit në Malishevë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë