WIZZ AIR

Panikë në ajër/ “Wind shear” i rrezikshëm detyroi pilotët të mos aterojnë në Shkup

November 26, 2025
1 minut lexim

Transporti ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sonte përsëri u përball me ndërprerje serioze, pasi u regjistrua një fenomen meteorologjik i rrezikshëm i njohur si “wind shear” – ndryshim i menjëhershëm i shpejtësisë dhe drejtimit të erës, që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për ulje të sigurt të avionëve.

Sipas informacioneve të para, të paktën dy fluturime – një nga Stambolli dhe një nga Venecia – nuk arritën të vendosin një qasje të qëndrueshme drejt pistës në Shkup. Për shkak të rrezikut nga ulja e pasigurt, të dy avionët u detyruan të devijojnë drejt aeroportit të Prishtinës.

Situata ishte veçanërisht dramatike me fluturimin nga Venecia, i cili rrotullohej mbi Shkup për më shumë se një orë duke u përpjekur të gjente një dritare të përshtatshme për ulje. Por për shkak të pranisë së vazhdueshme të “wind shear” dhe ajrit të paqëndrueshëm mbi pistë, ekuipazhi mori vendimin për devijim.

Transporti ajror mbetet i shqetësuar edhe në orët e ardhshme, ndërsa udhëtarët u këshilluan të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacion të ri dhe ndryshime në orar.

Ekspertët kujtojnë se “wind shear” është një nga fenomenet meteorologjike më të rrezikshme për pilotët dhe mund të shkaktojë humbje të menjëhershme të lartësisë gjatë qasjes përfundimtare, duke e bërë çdo ulje potencialisht të rrezikshme. Shërbimet e aeroportit po monitorojnë me kujdes situatën dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpejtim bulliqi te gjitha komunat po perballen me mungese
Lajmi i mëparshëm

Shpejtim Bulliqi: Të gjitha komunat po përballen me mungesë buxheti

MOTI ME SHI
Lajmi i radhës

Moti me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, temperatura deri në 16 gradë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë