panik per ministren spanjolle bllokohet gps i avionit gjate udhetimit drejt lituanise ekspertet i njejti rast si me von der leyen 68d44ba8f144b

Panik për ministren spanjolle, bllokohet GPS i avionit gjatë udhëtimit drejt Lituanisë/ Ekspertët: I njëjti rast si me Von der Leyen

September 24, 2025
1 minut lexim

Një avion ushtarak spanjoll që transportonte Ministren e Mbrojtjes, Margarita Robles pësoi një bllokim të GPS-it këtë mëngjes, duke ripërsëritur incidentin e ndodhur në fillim të shtatorit me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Mësohet se avioni ushtarak spanjoll, një A330 ishte duke udhëtuar pranë enklavës ruse të Kaliningradit, në momentin që u bllokua GPS. Ministrja e Mbrojtjes ishte duke udhëtuar drejt Lituanisë ku do të takohej me homologun e saj lituanez Dovile Sakaliene, ndërsa në bord ndodheshin edhe të afërm të pilotëve spanjollë, të cilët marrin pjesë në misionin e NATO-s në krahun lindor të Evropës.

Përpjekja e dukshme për të prishur GPS-in e aeroplanit nuk ndikoi në fluturim, pasi avioni merr sinjal nga një satelit ushtarak, sipas gazetës spanjolle El Mundo.

Zyrtarët thanë se incidente të tilla me GPS-in janë të zakonshme pranë Kaliningradit, si për avionët civilë, ashtu edhe për ata ushtarakë, ndërkohë që Ministria Spanjolle e Mbrojtjes raportoi se javën e kaluar forcat spanjolle kishin kapur tetë avionë rusë mbi Detin Baltik.

Në fillim të shtatorit një bllokim i GPS detyroi avionin me të cilin udhëtonte Ursula Von der leyen të ulej duke përdorur vetëm hartat e printuara për shkak të ndërhyrjes së dyshuar ruse.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të rritur rezistencën ndaj ndërhyrjeve në sistemin GPS , me qëllim kryesor përmirësimin e aftësive të tyre të zbulimit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be ja shqyrton vendosjen e tarifave ndaj naftes ruse 68d449f3705ac
Lajmi i mëparshëm

BE-ja shqyrton vendosjen e tarifave ndaj naftës ruse

blakaj nga prigoda me 12 tetor istogut po i vjen drita 68d450cfac31b
Lajmi i radhës

Blakaj nga Prigoda: Më 12 tetor Istogut po i vjen drita!

Të fundit nga

ShkoLartë