panik ne plazh ne spanje banoret ndjekin nga pas emigrantet qe zbriten nga gomonia 68925f2a97144

Panik në plazh në Spanjë, banorët ndjekin nga pas emigrantët që zbritën nga gomonia

August 5, 2025
1 minut lexim

Një skenë e pazakontë ndodhi të dielën në mesditë në plazhin Sotillo, në zonën Castell de Ferro të Granadës, ku një gomone me rreth 13 migrantë, të dyshuar se vinin nga Maroku, mbërriti papritur në breg, duke befasuar turistët dhe banorët lokalë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale, kur një gomone me disa të rinj u afrua në një nga plazhet më të frekuentuara të zonës. Siç shihet në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, migrantët u hodhën në det dhe notuan drejt bregut, duke shkaktuar kaos dhe panik mes pushuesve.

Menjëherë pas zbarkimit, shumica e tyre tentuan të arratiseshin duke u shpërndarë mes turmës, por disa u ndoqën nga banorë të zonës, të cilët arritën të ndalonin disa prej tyre deri në mbërritjen e autoriteteve. Në një nga videot, një pushues i veshur me rroba banje shihet duke rrëzuar një prej migrantëve në tokë, ndërsa ky i fundit duket se e lut të lirohet.

Disa prej migrantëve arritën të largohen, por pjesa tjetër u ndalua nga forcat e Guardia Civil. Policia lokale bëri të ditur se janë arrestuar gjithsej nëntë persona. “Rojet bregdetare na njoftuan dhe arritëm të ndalonim një person në rrugë. Më pas ndihmuam në identifikimin e edhe dy të tjerëve. Guardia Civil bëri punën më të madhe”, tha policia lokale e Castell de Ferro.

Autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar lidhur me fatin e të ndaluarve apo nëse ndonjëri prej tyre është i përfshirë në rrjete trafiku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

donald trump i shkruan vjosa osmanit ja cka i thote 68925e022e266
Lajmi i mëparshëm

Donald Trump i shkruan Vjosa Osmanit, ja çka i thotë

permbytje trafik dhe kaos pasojat e pak minutave shi ne vlore 689263db30fb5
Lajmi i radhës

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë