panik ne londer furgoni shperthen ne parkingun e nje qendre tregtare 691bb333a090d

Panik në Londër, furgoni shpërthen në parkingun e një qendre tregtare

November 18, 2025
1 minut lexim

Një burrë u dërgua me urgjencë në spital me djegie pas një shpërthimi në një furgon në parkingun nëntokësor të një qendre tregtare në Wimbledon, Londër.

Sipas raportimeve të GB News, shpërthimi ndodhi të hënën në mëngjes, duke shkaktuar panik, pasi qendra tregtare, që në atë moment ishte e mbushur .

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësit thanë se shpërthimi u shkaktua nga objektet e ndezshme që ndodheshin në furgon, pasi çatia e tij – për arsye ende të paqarta – goditi strukturën e parkingut.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë furgonin pothuajse të shkatërruar, me dritare të thyera dhe pjesën e brendshme të ekspozuar.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se shoferi, një burrë rreth të 60-ave, u plagos dhe u dërgua menjëherë në spital. Ai shtoi se incidenti është duke u hetuar dhe nuk besohet të ketë lidhje me terrorizmin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

seria samsung galaxy s26 do te jete me e lehte dhe me e holle se paraardhesit 691bb2f00d762
Lajmi i mëparshëm

Seria Samsung Galaxy S26 do të jetë më e lehtë dhe më e hollë se paraardhësit

sondazhi i acp ipsos pesimizmi ceshtja qe po bashkon amerikanet ne kohe polarizimi 691bb4e67d826
Lajmi i radhës

Sondazhi i ACP/Ipsos: Pesimizmi, çështja që po bashkon amerikanët në kohë polarizimi

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë