panik ne aeroportin e denverit pasagjeret evakuohen per shkak te zjarrit nen aeroplan 68861112351ed

Panik në aeroportin e Denverit, pasagjerët evakuohen për shkak të zjarrit nën aeroplan

July 27, 2025
1 minut lexim

Një situatë emergjente u regjistrua në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit të shtunën, kur pasagjerët e një fluturimi të American Airlines u detyruan të evakuoheshin pak përpara nisjes për shkak të një problemi mekanik me pajisjen e uljes së aeroplanit.

Incidenti ndodhi në fluturimin American Airlines 3023, që ishte parashikuar të nisej nga Denver për në Miami.

Sipas Fox News, defekti u zbulua ndërsa aeroplani ndodhej ende në pistë.

Dhe në disa pamje të publikuara në internet, pasagjerët shihen duke dalë me urgjencë nga aeroplani përmes rrëshqitëseve të emergjencës, ndërsa shihet tym dhe zjarr.

Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit reagoi menjëherë dhe arriti të shuajë zjarrin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ky eshte shqiptari qe ndezi zjarrin qellimisht ne kodren e minatoreve ne mitrovice 68860fe8e3a5c
Lajmi i mëparshëm

Ky është shqiptari që ndezi zjarrin qëllimisht në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë

humb jeten 69 vjecarja dyshohet se pesoi arrest kardiak pasi u fut ne det 688615c1a2838
Lajmi i radhës

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Të fundit nga

ShkoLartë