Sot është mbajtur Panairi i Librit për Fëmijë, një ngjarje e rëndësishme kulturore që ka mbledhur një numër të madh vizitorësh, fëmijë dhe prindër.
Me një pjesëmarrje mbresëlënëse dhe aktivitete të ndryshme argëtuese e edukative, panairi është kthyer në një qendër të vërtetë të leximit dhe kulturës për më të vegjlit. Organizimi i këtij edicioni ka shënuar një nivel më të lartë krahasuar me vitet e kaluara, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të interesimit për librin dhe edukimin përmes leximit që në moshë të hershme.
Organizatori Zjarr Bujari thekson se është i kënaqur me organizimin e panairit dhe shprehet se plani i ardhshëm duhet të jetë më i madh se vitet e kaluara dhe të këtë më shumë vizitorë .
Bujari: Planet e ardhshme të rritet dhe më shumë dhe të këtë më shumë vizitorë dhe të kënaqën më shumë të gjithë
“Shumë i madh, ekstrem i madh. Ky është edicioni i tretë dhe duke e marrë parasysh edicionin e parë dhe të dytë këtë vit është edhe më i madh, se i dyti dhe shumë më i madh se i pari. … Planet e ardhshme të rritet dhe më shumë dhe të këtë dhe më shumë vizitorë dhe të kënaqën më shumë të gjithë”, tha ai.
Shitësi i librave Iliri Muhameti theksoi se panairi po shkon shumë mirë dhe që ka pas interesim për blerjen e tyre.
Muhameti: Shumë mirë ka qenë interesim nga fëmijët për fillim
“Mirë shumë ne jemi këtu nga Albasi përfaqësues të Albasit dhe kemi dalë këtu me tenda jemi shumë mirë, organizim i mirë, dhe fëmijë ka pas shumë dhe që jemi duke i pritur edhe të tjerët. Shumë mirë ka qenë interesimi nga fëmijët për fillim shumë mirë ka qenë sepse ka pas shumë organizime të mira këtë panair”, tha Muhameti.
Qytetari, Resmi Hoxha shprehet se organizimi është mjaft i mirë dhe që ka ardhur me nipin e tij për të blerë libër për të.
Hoxha: Shumë mirë, kënaqësi isha me nipin këtu
“Shumë mirë, kënaqësi isha me nipin këtu,… Po tash sa të përfundon me këtë lojën këtu. Ka qenë dhe vitin e kaluar vjen çdo vit”, tha Hoxha.
Qytetari Efirat Latifi shprehet i lumtur që fëmija i tij po merr pjesë në këtë panair dhe gjithashtu është siguruar të blej dhe libër për të.
Latifi: Kemi blerë dhe libër
“Shumë mirë, jemi me djalin këtu. Po kemi blerë dhe libër, e kam këtu në qantë. Fëmijët u kënaqën, ka qenë dëshirë e tyre të jenë pjesë këtu”, tha Latifi
Panairi vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt promovimit të leximit tek brezat e rinj dhe pasqyron interesimin në rritje për kulturën dhe librin në mesin e fëmijëve në Kosovë.
Burimi: botasot.info


