Një politikan i lartë suedez i quajti aktivistët vendas pro-palestinezë “barbarë” të mërkurën, pasi ata ngacmuan një anëtar tjetër të kabinetit në Stokholm, shkruan Politico.
“Aktivistët tani po sillen si barbarë kur kufizojnë lirinë e fjalës së të tjerëve“, shkroi ministrja suedeze e Energjisë, Ebba Busch në X.
“Në Suedi, ne kemi një traditë të gjatë të lirisë së fjalës dhe demokracisë. Kjo tani është nën kërcënim”, shtoi Busch.
Të hënën në mbrëmje, disa aktivistë pro-palestinezë ngacmuan Ministrin e Mbrojtjes Civile, Carl-Oskar Bohlin ndërsa ai po kthehej në shtëpi nga një takim.
Në një video që Bohlin filmoi veten, aktivistët mund të shihen duke e ndjekur atë, duke bërtitur “turp të të vijë”.
Bohlin më pas u kthye në ndërtesën e parlamentit për të shmangur drejtimin e aktivistëve në shtëpinë e tij.
Duke folur në programin Morgonstudion në transmetuesin publik SVT, mëngjesin pas incidentit, Bohlin tha se sjellja e protestuesve nuk ishte “normale” dhe paralajmëroi: “Cili është kufiri tjetër që ky grup njerëzish do të kalojë”.
Ai gjithashtu bëri thirrje që autoritetet e vendit të qëndrojnë “krah për krah me pakicën hebraike”.
Busch, e cila kryeson Kristian Demokratët, një partner i vogël në koalicionin qeverisës të vendit, tha se pret që policia të ndërmarrë veprime kundër atyre “që nuk respektojnë rregullat e demokracisë” dhe propozoi legjislacion më të fortë për të mbrojtur politikanët.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson shkroi në X se pret që “të gjitha palët të distancohen nga taktikat e turmës”, duke shtuar një paralajmërim për aktivistët palestinezë në Stokholm: “Jeni të mirëpritur të shprehni mendimin tuaj mbi Lindjen e Mesme. Por ndaloni menjëherë kërcënimin ndaj politikanëve suedezë”.
Burimi: botasot.info


