pamje te frikshme nga selaniku shperthen tubacioni i ujit ne qytet disa te plagosur 6977c5a571780

Pamje të frikshme nga Selaniku, shpërthen tubacioni i ujit në qytet, disa të plagosur

January 26, 2026
1 minut lexim

Një moment i frikshëm është filmuar në Selanik, kur një tubacion uji në qytet ka shpërthyer me një presion të madh.

Referuar mediave greke, tubacioni ka shpërthyer me forcë të jashtëzakonshme, ndërsa për shkak të presionit, tubi i ujit lëvizte në mënyrë të pakontrolluar duke goditur me forcë një punëtor në një kantier ndërtimi në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitrios dhe Platonos.

Fuqia e ujit arriti në një lartësi prej dy metrash, ndërsa punëtori u rrëzua menjëherë në tokë dhe u përpoq të largohej nga vendi me një litar, në përpjekje për të shpëtuar veten.

Në vendngjarje mbizotëroi paniku, ndërsa në total mbetën të lënduar katër persona, të cilët u transportuan në spital.

Zona pranë Ministrisë së Maqedonisë dhe Trakisë u bllokua menjëherë nga Policia, e cila ndaloi trafikun e automjeteve në Agios Dimitrios për të lehtësuar punën e ekipeve të shpëtimit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zelensky sillni perpara takimin e radhes trepalesh te dielen eshte vone 6977c41b40270
Lajmi i mëparshëm

​Zelensky, sillni përpara takimin e radhës trepalësh, të dielën është vonë

kadastra e vlores zhvendoset ne tirane 6977c8b5a336a
Lajmi i radhës

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë