pamje nga vendi ku u ekzekutua 42 vjecari nga tetova 6924ce15f2779

Pamje nga vendi ku u ekzekutua 42-vjeçari nga Tetova

November 24, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 24 nëntor – Nën masa të sigurisë, ku të pranishëm janë edhe policia dhe prokuroria, kështu po zhvillohet hetimi në vendin ku u gjet pa shenja jete, në veturë, 42-vjeçari nga Tetova, A.B.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se ka gjetur pa shenja jete një 42-vjeçar nga Tetova, i cili u raportua si i zhdukur një ditë më parë. Ai u gjet brenda një veture të tipit “Audi Q5” në atarin e fshatit Nerasht.

Sipas njoftimit, bashkëshortja e tij kishte raportuar në polici se ai ishte larguar nga shtëpia me automjet dhe nuk i përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas kërkimeve, policia ka gjetur mjetin e parkuar, ndërsa brenda tij një person që nuk jepte shenja jete. Në xhamin e shoferit është vërejtur një vrimë plumbi, ndërsa viktima ishte e mbuluar me gjak, duke ngritur dyshimet se është qëlluar me armë zjarri.

https://www.facebook.com/watch/?v=26258249020475342

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulejmani per kampusin e ri te unt se nuk jemi si qeverite e kaluara qe projektet te na zgjasin nga 20 vite 6924c6f79b33e
Lajmi i mëparshëm

Sulejmani për kampusin e ri të UNT-së: Nuk jemi si qeveritë e kaluara që projektet të na zgjasin nga 20 vite

eksperti italian tha te mjeret shqiptare lubonja tuneli i llogarase ka mungese hekuri u hap me plasje eksplozivi pa procedure 6924d015d4ca4
Lajmi i radhës

“Eksperti italian tha të mjerët shqiptarë”- Lubonja: Tuneli i Llogarasë ka mungesë hekuri, u hap me plasje eksplozivi pa procedurë!

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë