Pamela Anderson ka konfirmuar për revistën “People” se ka pasur një lidhje të shkurtër romantike me Liam Neeson pas përfundimit të xhirimeve të filmit The Naked Gun.
Ajo tregoi se ata kaluan një “javë intime” në shtëpinë e tij në New York, duke dalë për darka, punuar në kopsht dhe madje u vizituan nga një arushë që Liam e largoi ndërsa ishte ende me xhupin e banjës.
“Ne po argëtoheshim dhe ishim të sinqertë me ndjenjat tona”, tha Pamela, duke shtuar se gjatë kësaj kohe Liam e prezantoi si “e ardhmja zonja Neeson”. Pas kësaj jave, të dy vazhduan projektet e tyre veç e veç.
Aktorja e përshkroi Liam-in si një mbështetës të madh të karrierës së saj dhe tha se tani janë më mirë si miq. Pamela gjithashtu theksoi se nuk i pëlqen të bëjë lojëra publiciteti dhe e gjitha kjo është reale.
Burimi: botasot.info


