pakot e vitit te ri per femije nen llupen e auv se u realizuan 262 kontrolle 69451ad0865e1

Pakot e Vitit të Ri për fëmijë nën llupën e AUV-së, u realizuan 262 kontrolle!

December 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 dhjetor – Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka realizuar 262 inspektime të jashtëzakonshme për kontrollin e sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë, përcjell TV21. Inspektimet janë kryer në magazina për paketimin e pakove, supermarkete dhe dyqane që tregtojnë këtë lloj produktesh.

Për shkak të mospërputhjes së afateve në deklaratën e përmbledhur me afatet individuale të produkteve në pako, si dhe për shkak të deklaratave jo të plota, shërbimet inspektuese të AUV-së kanë nxjerrë 4 vendime me urdhër për tërheqjen nga qarkullimi të pakove të Vitit të Ri, ndërsa ndaj dy operatorëve ushqimorë janë nxjerrë vendime me urdhër për vendosjen e deklaratave përmbledhëse në pako.

Nga 262 kontrollet inspektuese të kryera për sigurinë e pakove të Vitit të Ri, nuk ka operatorë ushqimorë të gjobitur me para dhe as nuk është asgjësuar ushqim i pasigurt.

Në krahasim me kontrollet e vitit të kaluar për sigurinë e kësaj kategorie produktesh, kur ishin konstatuar shënime të papërshtatshme në pako, mungesë deklaratash dhe afate përdorimi të pasakta, këtë vit nuk janë evidentuar parregullsi të tilla.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

30 dite paraburgim per bujar dardhishten dhe 6 te arrestuar tjere 694513b5127e9
Lajmi i mëparshëm

30 ditë paraburgim për Bujar Dardhishtën dhe 6 të arrestuar tjerë

ps kerkoi perjashtimin e 29 deputeteve te pd pas kaosit ne kuvend shtyhet mbledhja e sekretariatit te etikes 69451cd45311a
Lajmi i radhës

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit në Kuvend, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës!

Të fundit nga

Ferrari drejt një epoke të re

Ferrari po mbyll një sezon zhgënjyes në Formula 1 dhe po përgatitet për një ndryshim epokal, me sytë nga viti 2026, kur do të hyjë në fuqi revolucioni i ri teknik. Në
ShkoLartë