pakistani i shpall lufte afganistanit 69a16d4c6f1c1

Pakistani i shpall luftë Afganistanit

February 27, 2026
1 minut lexim

Pakistani i ka shpallur luftë Afganistanit. Ushtria e Islamabadit ka goditur me sulme ajrore kryeqytetin Kabul, si pjesë e një vale sulmesh në disa zona të vendit.



Sulmet e së premtes erdhën pasi talibanët njoftuan një ofensivë të madhe kundër posteve ushtarake pakistaneze pranë kufirit, të enjten në mbrëmje.

Tensionet janë përshkallëzuar më tej pasi kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se vendi i tij ka “kapacitet të plotë për të shtypur çdo ambicie agresive”, ndërsa ministri i Mbrojtjes shpalli “luftë të hapur” ndaj talebanëve afganë.

Një zëdhënës i talebanëve tha në rrjetin X se grupi i ishte kundërpërgjigjur me sulme të reja ndaj trupave pakistaneze, megjithëse më pas postimi u fshi. Sipas informacioneve që vijnë nga mediat ndërkombëtare, avionët pakistanezë kanë goditur Kabulin dhe provincat Kandahar dhe Paktika.

Zyrtarë të talebanëve pohuan se një objektiv është goditur në distriktin Daman të Kandaharit, por pa viktima.

Ndërkohë, talebanët pretendojnë se kanë shkatërruar 19 poste kufitare pakistaneze dhe se kanë vrarë mbi 50 ushtarë, shifra që nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Pakistani, nga ana tjetër, thotë se ka shkatërruar 27 poste të talebanëve dhe ka shkaktuar humbje të rënda. Përleshje dhe luftime janë raportuar edhe pranë pikës kyçe kufitare të Torkham, një rrugë kryesore për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve.

Një kamp refugjatësh pranë kësaj pike është goditur nga predha mortaje, duke plagosur shtatë persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Kina ka bërë thirrje për “dialog dhe negociata” për t’i dhënë fund konfliktit, duke shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin.

Po ashtu, OKB ka kërkuar ulje të menjëhershme të tensioneve, ndërsa Irani dhe Arabia Saudite janë vetëofruar për të ndërmjetësuar paqen.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mbyllet shtegu i matkes per shkak te rrezikut nga rreshqitja e shkembinjve 69a16ce3296da
Lajmi i mëparshëm

Mbyllet shtegu i Matkës për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e shkëmbinjve

banka popullore me 1 mars ne maqedoni hyn ne fuqi mekanizmi per pagesa me te sigurta online 69a17343470b2
Lajmi i radhës

Banka Popullore: Më 1 mars në Maqedoni hyn në fuqi mekanizmi për pagesa më të sigurta online

Të fundit nga

Dilema në sulm

Në prag të sfidës me Vllazninë, trajneri Orges Shehi po bën llogaritë e fundit për 11- shen që do të zbresë në fushë. Tirana vjen në këtë përballje me objektivin e qartë
ShkoLartë