paketat ligjore per integrimin ne be dhuka do dekriminalizojme shpifjen ndaj gazetareve 696f68f6d0a7c

Paketat ligjore për integrimin në BE, Dhuka: Do dekriminalizojmë shpifjen ndaj gazetarëve!

January 20, 2026
min lexim

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, në konferencë me gazetarët u shpreh se për herë të parë Shqipëria do ketë një ligj të ri për dekriminalizmin e shpifjes ndaj gazetarëve dhe për aktivitetin e lobimit, donacionet dhe sponsorizimet.

“Shqipëria do të dekriminalizojë plotësisht veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve, duke rritur mbrojtjen ndaj gazetarëve në misionin e tyre të rëndësishëm për fjalën e lirë dhe për lirinë e shprehjes në Shqipëri. Duke i garantuar në të njëjtën kohë një mbrojtje të re nga kanosja për shkak të detyrës”, tha ajo.

Në kuadër të kësaj pakete, ministrja njoftoi gjithashtu se pas shumë vitesh Shqipëria do të ketë një ligj të posaçëm për lobimin, i cili synon të rregullojë ndërhyrjet në vendimmarrjen publike dhe një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet.

“Do krijohet një regjistër për lobimin dhe njëkohësisht për sponsorizimet dhe donacionet, si një përpjekje e jona për të rritur dimensionet e “Shqipërisë transparente””, tha ajo.

Majlinda Dhuka: Kjo paketë sjellë një numër risish të rëndësishme. Për herë të parë, me anë të kësaj pakete, Shqipëria do të dekriminalizojë plotësisht veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve, duke rritur mbrojtjen ndaj gazetarëve në misionin e tyre të rëndësishëm për fjalën e lirë dhe për lirinë e shprehjes në Shqipëri. Duke i garantuar në të njëjtën kohë një mbrojtje të re nga kanosja për shkak të detyrës.

Një numër vendesh të BE e kanë ende të kriminalizuar shpifjen, përfshirë edhe gazetarët, për shkak se ekzistojnë ende sfida të mëdha për dezinformomi, sidomos në epokën dixhitale. Shqipëria mendon se ky ndryshim është i rëndësishëm në demokraci dhe në lirinë  e shprehjes dhe forcimin e rolit të gazetarit.

Pas shumë vitesh, Shqipëria do ketë një ligj që do rregullojë aktivitetin e lobimit, për të rregulluar ndërhyrjet në ndërmarrjen publike. Pas rreth 31 vitesh, Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin. Ligji ekzistues është i 1994.

Do krijohet një regjistër për lobimin dhe njëkohësisht për sponsorizimet dhe donacionet, si një përpjekje e jona për të rritur dimensionet e “Shqipërisë transparente”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

18 vjet padrejtesi agim islami akuzon gjyqesorin per korrupsion dhe burgosje pa faj 696f5c70832e2
Lajmi i mëparshëm

18 vjet padrejtësi”: Agim Islami akuzon gjyqësorin për korrupsion dhe burgosje pa faj

peja 03 sfidohet nga tirana prishtina nga partizani e bashkimi nga flamurtari 696f695599402
Lajmi i radhës

Peja 03 sfidohet nga Tirana, Prishtina nga Partizani e Bashkimi nga Flamurtari

Të fundit nga

ShkoLartë