pakenaqesi e madhe qytetaret nen presion pa komunikacion urban 6924840f66b8e

Pakënaqësi e madhe, qytetarët nën presion pa komunikacion urban

November 24, 2025
min lexim

Mosfunksionimi i autobusëve lokal ka vështirësuar jetën e qytetarëve në Prishtinë. Ata ankohen për mungesë informacioni, derisa kanë kritikuar komunën dhe Qeverinë.

Që nga mëngjesi i ditës së sotme, qarkullimi me automjete në kryeqytet ka qenë më i lehtë për shkak të mungesës së autobusëve, por kjo mungesë solli sfida për ata që përdorin trafikun urban.

E gjithë kjo situatë, solli komente, polemika dhe ankesa nga më të ndryshmet nga ana e qytetarëve.

Trafiku urban në Prishtinë që nga sot nuk po funksionon për shkak të mungesës së mjeteve për derivate dhe paga. Ata kanë fajësuar Komunën e Prishtinës që nuk ka alokuar mjetet, derisa kjo e fundit ka fajësuar Ministrinë e Financave.

Hasan Blaku, qytetar i rastit lidhur me këtë vendim shprehi pakënaqësi të madhe duke e konsideruar si jo të drejtë.

Blaku: Unë s’di çfarë shteti është ky, marre çfarë po ndodh

“Për të gjithë udhëtarët pasagjerët kjo është vështirësi, kjo është e pa kuptimtë, çfarë shteti more s’ka as komunikacion urban, unë s’di çfarë shteti është ky, kjo është marre çka po ndodh”, tha Blaku.

Ndërsa, Mane Gashi gjatë pritjes në stacione të autobusëve u shpreh se as nuk ishte në dijeni për këtë çështje.

Gashi: Nuk e kam ditur që nuk vinë autobusët

“Unë as nuk e kam ditur, sot kam ardhur dhe nuk vi më këtu, çdo ditë kam ardhur. Unë jam plakur nuk e kam parë, nuk po më interesojnë këto gjëra”, u shpreh Gashi.

Rahime Plakiqi u shpreh se kjo situatë e solli atë në gjendje shumë të palakueshme duke e lënë të priste rrugëve gjatë.

Plakiqi: Është keq pa transportin publik

“Kam pritur në aeroport një orë, shumë keq është kështu, nuk e shohim të arsyeshme, tash rrogat nuk e di ua kanë dhënë nuk jam në ngjarje” u shpreh ajo.

Gjithashtu, Besim Plakiqi u shprehë se nëse punonjësit e Trafikut Urban nuk paguhen, atëherë është vendim i arsyeshëm ani pse shkakton probleme tek qytetarët.

Plakiqi: Mungesa e autobusëve sfidë për studentët

“Për shkolla, për studentë, udhëtarë, për të gjithë është negativ, por nëse nuk janë paguar, atëherë mirë kanë vepruar”, tha ai.

Për këtë çështje sot edhe është protestuar nga punëtorët e trafikut urban. Ata protestuan para komunës. Ndërkohë, së bashku me kryetarin e komunës, Përparim Rama shkuan për të protestuar edhe para Qeverisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina ben ndryshimet e fundit ne planin e paqes se trump dokumenti i ri ka vetem 19 pike ja cfare kerkon kievi 69247ee7bf801
Lajmi i mëparshëm

Ukraina bën ndryshimet e fundit në planin e paqes së Trump, dokumenti i ri ka vetëm 19 pikë, ja çfarë kërkon Kievi

skena te nxehta ne dhome bia i ben masazh toneyt 69248531b7d33
Lajmi i radhës

Skena të nxehta në dhomë! Bia i bën masazh Toneyt

Të fundit nga

ShkoLartë