pajisjet respiratore nuk funksionuan shefi i reanimacionit per nderprerjen e energjise ne qsut dritat iken ne 2018 transferimi filloi pas 25 minutash 696f862369f63

Pajisjet respiratore nuk funksionuan, shefi i Reanimacionit për ndërprerjen e energjisë në QSUT: Dritat ikën në 20:18, transferimi filloi pas 25 minutash

January 20, 2026
min lexim

Shefi i shërbimit të anestezi- reanimacionit, profesor Krenar Lilaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas situatës së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në QSUT, ku u shkëput energjia elektrike.

Lilaj deklaroi se momenti më delikat ishte trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencë respiratore. Ndërprerja filloi në orën 20:18 dhe në orën 20:43 nisi transporti i të sëmurëve në godinën tjetër, pasi pajisjet nuk funksionuan.

Sipas tij, ndërprerja e energjisë elektrike, nuk cënoi jetën e pacientëve.

“Momenti më delikat është trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencën aspiratore. Këto pacientë, në kushte te ndërprerjes së dritave janë me pajisje back up që siguron funksionimin e tyre të plotë më energji të akumuluar që janë të inkorporuar në këto aparatë. Trajtim i i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht, pasi këta të sëmurë e marrin mjekimin nëpërmjet aparateve që janë me back up. Ndërprerja a e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve aspiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar.

Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër. Trajtim i të sëmurëve, i cili u krye të mënyrë të kontrolluar, vazhdoi në reanminacioni e kardiologjisë, 20:18 ikën dritat, 20:43 filluam transportin e të sëmurëve, rreth 21:10 përfundoi transporti i të sëmurëve. Pas disa minutash u rikthyer energjia elektrike dhe pasi morëm siguri, pacientët rikthehen përsëri në njësinë e terapisë intensive. Rikthimi vijon në orën 22:00 në mënyrë të kontrolluar pa komplikacione. E them me përgjegjësi të plotë, nga pikëpamja funksionale, ndërprerja e energjisë, nuk ka cenuar aspak trajtimin e pacientëve. Ato që kanë qenë n reminacionin kirurgjikal, ata vazhduan ta merrnin trajtimin aty pa vështirësi dhe nuk ka komplikacion të situatës përsa i përket këtyre pacientëve.

Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Në çfarëdolloj situate ne jemi të gatshëm për të mbrojtur jetën. Kjo pyetje nuk më përket mua. Për humbjen e jetës të një të sëmuri të dënuar, që po trajtohej në njësinë e terapisë intensive kirurgjikale. Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën e diele pasdite. Ka pasur cirroza hepatike dhe ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta 4:13 minuta. Vendimi që morëm ne për transferimi ne tyre në reminacionin kardiologjik, ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të këtyre pajisjeve gjë që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve. Them me siguri që aparatet e reja sigurojnë energji për 5-6 orë. Incidente të tilla kemi pasur rëndom shumë vite më parë. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë, ashtu si dhe mbrëmjen e kaluar”-u shpreh Lilaj.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

milan shume afer akordit me brighton per mbrojtesin coppola vjen si huazim 696f8591585be
Lajmi i mëparshëm

Milan shumë afër akordit me Brighton për mbrojtësin Coppola, vjen si huazim

trusti vjen me nje njoftim per kontribuuesit 696f8687cb1de
Lajmi i radhës

Trusti vjen me një njoftim për kontribuuesit

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë