pagesa edhe pas 15 dhjetorit te krijojme plan dhe shprehi do te paguhet edhe k15 693ef3d0a9553

Pagesa edhe pas 15 dhjetorit, të krijojmë plan dhe shprehi, do të paguhet edhe K15

December 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 dhjetor – Kryeministri Mickoski thotë se Thesari nuk do të mbyllet më 15 dhjetor për të gjitha pagesat nga buxheti por kjo datë është vendosur që institucionet t’i dorëzojnë në kohë urdhërpagesat. Sipas tij, grumbullimi i të gjitha pagesave në ditët e fundit të dhjetorit shkakton mbingarkesë dhe pamundësi për t’u rritur të gjitha. Sqarimi i kryeministrit vjen pas zërave që pagesat nga buxheti që nuk bëhen deri në datën 15, do të shtyhen pas festave të fundvitit. Mickoski konfirmoi se edhe nëpunësit shtetëror do të marrin K15.

“Sigurisht se do të ketë tolerancë. Nëse dikush vjen në datën 20 nuk do të thotë se kemi vënë çelësin dhe puna ka përfunduar. Sigurisht se do të ketë tolerancë. Por ideja është të punojmë me plan, të kemi vetëdije se ajo gjë duhet të bëhet me kohë, të krijojmë shprehi dhe ta respektojmë atë që do ta kemi si plan dhe si detyrë. Sepse vitet e kaluara, gjatë përvojës që kisha unë vitin e kaluar, sikur gjithçka ndodhi 5 minuta në 12 dhe disa çështje mbetën të papërfunduara sepse fizikisht Thesari nuk mundej ta përpunojë atë sasi. Unë i lus të gjithë institucionet që në kohë t’i planifikojmë aktivitetet”, tha Mickoski.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb fehmi stafa ka pranuar mito prej 50 mije eurove per te ndikuar tek nje gjykates 693eecb3e987c
Lajmi i mëparshëm

MPB: Fehmi Stafa ka pranuar mito prej 50 mijë eurove për të ndikuar tek një gjykatës

sulmi terrorist ne australi reagon presidenti begaj shqiperia ne solidaritet te plote kunder terrorizmit dhe urrejtjes 693ef5d6c8a0b
Lajmi i radhës

Sulmi terrorist në Australi, reagon Presidenti Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

Të fundit nga

ShkoLartë