paga minimale durmishi maqedonia eshte para shqiperise bullgarise dhe serbise 691ca5bd64e8b

Paga minimale, Durmishi: Maqedonia është para Shqipërisë, Bullgarisë dhe Serbisë

November 18, 2025
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot nga foltorja e Parlamentit tha se Maqedonia është para Shqipërisë, Bullhgarisë dhe Serbisë për sa i përket pagës minimale. Sipas tij, opozita bën propozime populiste sa i përket pagës minimale, pa bërë përllogaritjet në bazë të zhvillimit ekonomik, standardit jetësorë etj.

“Sipas eurostatit paga minimale në Europë nga vendi në vend ndryshon, ndërsa ne si vend jemi në mes. Dua t’ju informojë që paga minimale më e ulët se tek ne është në Shqipëri, Bullgari e Serbi. Dhe ju përmendet që po, Shqipëria ka thënë se do e rrisë pagën minimale, ndërkaq për momentin është pas neve, dhe ne jemi pas Kroacisë, Sllovenisë, për arsye se përllogaritet, apo paga minimale përllogaritet në bazë të zhvillimit ekonomik, në bazë të standardit jetësorë dhe nga ajo del se sa do të jetë paga minimale dhe jo shifra dhe propozime populiste. Prandaj propozimi për rritjen e pagës pa bazë ekonomike, pa mbështetje për kompanitë, pa mos e llogaritur produktivitetin, është një shembull parazgjedhor dhe një problem me të cilin, nëse e sjellim do të hasim kompanitë evogla dhe të mesme në probleme financiare me çka do të duhet që të lëshojnë punëtorë nga puna dhe do të kemi sërish rritje të inflacionit”, ka theksuar Durmishi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vajza e claudia schiffer clementine mahnit me ngjashmerine e jashtezakonshme me nenen 691c9c334c4c6
Lajmi i mëparshëm

Vajza e Claudia Schiffer, Clementine, mahnit me ngjashmërinë e jashtëzakonshme me nënën

thaci rruga e pdsh tani e tutje do te jete opozitare 691cacde5782c
Lajmi i radhës

Thaçi: Rruga e PDSH tani e tutje do të jetë opozitare

Të fundit nga

ShkoLartë