padite slapp ne fokus levizja fol dhe partneret kerkojne kuader ligjor me te forte 68cbf751423d0

​Paditë SLAPP në Fokus: Lëvizja FOL dhe Partnerët Kërkojnë Kuadër Ligjor më të Fortë

September 18, 2025
min lexim

Lëvizja FOL, si anëtare e Koalicionit Evropian Kundër Padive SLAPP (CASE), organizoi sot një takim, duke sjellë në vëmendje një nga sfidat më të mëdha për lirinë e shprehjes dhe pjesëmarrjen publike.

Ngjarja mblodhi përfaqësues nga shoqëria civile, institucionet e drejtësisë, mediat dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët diskutuan mbi përhapjen e këtyre padive dhe nevojën urgjente për një kornizë më të fortë ligjore dhe institucionale për t’i adresuar ato.

Drejtorja ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli- Nimani theksoi rolin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër padive SLAPP.

Nimani: Shpresoj që ky diskutim të jetë produktiv, duke na ofruar informata drejt krijimit të një kuadri ligjor dhe institucional më të fortë

“Qëllimi i kësaj, ne si mekanizëm bashkëpunues ndërmjet aktivistëve, shoqërisë civile, mediave, sistemit të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, me synimin e përbashkët për të adresuar dhe parandaluar këtë fenomen…Shpresoj që ky diskutim i hapur të jetë produktiv, duke na ofruar më shumë informata drejt krijimit të një kuadri ligjor dhe institucional më të fortë, i cili ndalon në çdo formë abuzimin me drejtësinë me qëllim të frikësimit dhe heshtjes”, tha ajo.

Shefi i njësisë së sundimit të ligjit në Zyrën e BE-së, Jarmo Helppikangas vlerësoi hapat proaktivë të ndërmarrë nga Kosova në këtë drejtim.

Helppikangas: Kosova ka marrë tashmë hapa proaktivë dhe ka aktivitete projektesh që përfshijnë saktësisht aktorët relevantë

“Siç ndoshta e dini, afati për shtetet anëtare të BE-së është në vitin 2026. Duke u njohur me këtë temë, më bëri kënaqësi të shoh se Kosova ka marrë tashmë hapa proaktivë dhe ka aktivitete projektesh që përfshijnë saktësisht aktorët relevantë, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit, me udhëtime studimore të realizuara për të parë se si funksionon kjo diku tjetër… Këto iniciativa që janë në zhvillim për të përgatitur legjislacionin dhe për të përgatitur aktorët janë të domosdoshme. Ato janë realisht të nevojshme dhe ne do të inkurajojmë fuqishëm që të vazhdojnë të realizohen me profesionalizëm, me transparencë dhe me procedura shumë të hollësishme konsultimi, edhe para se të hyjnë në kuvend dhe gjatë procesit aty”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ermir Ahmetaj, nënvizoi mungesën e analizave të detajuara lidhur me paditë SLAPP në vend.

Ahmetaj, tha se viteve të fundit gjyqësori është më aktiv në trajtimin e këtyre padive, e cila po mbështetet nga Zyra e BE-së.

Ahmetaj: Gjyqësori në Kosovë, sidomos viteve të fundit, është më aktiv në trajtimin e rasteve të padive për mbrojtjen e reputacionit

“Është shumë i rëndësishëm aktivizimi i Lëvizjes FOL, në kuadër të koalicionit evropian kundër luftimit të padive SLAPP, sepse siç ka konstatuar edhe raporti i vendit në vitin 2024 mungon një analizë e çartë e identifikimit të padive, të cilat lidhen me pjesëmarrjen publike të akterëve të ndryshëm të shoqërisë civile në Kosovë.. Gjyqësori në Kosovë, sidomos viteve të fundit, është më aktiv në trajtimin e rasteve të padive për mbrojtjen e reputacionit nga shpifja dhe fyerja, mbështetja kryesore ka ardhur nga Zyra e BE dhe Këshillit të Evropës”, tha Ahmetaj.

Në fund, edhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, solli shembuj konkretë të rasteve që përmbajnë elemente të padive SLAPP.

Rexha: Ne i kemi pasur disa raste që i kemi identifikuar apo ka pasur elemente të SLAPP në të kaluarën

“Ne i kemi pasur disa raste që i kemi identifikuar apo ka pasur elemente të SLAPP në të kaluarën dhe kemi thënë që është interesant dhe çudi që lidhen më shumë me personazhet të tjera publike dhe jo domosdoshmërisht me politikanë. Ka shumë kërcënime për padi nga politikanët që jo gjithmonë materializohen, janë vetëm për efekt politik dhe publik.. Së fundi kemi marrë një paralajmërim nga një televizion lokal në Prizren që një ish politikan i ka paditur, për shkak që është fotografuar vetura e tij dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej 50 mijë eurove’, tha Rexha.

Padia SLAPP është një padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike. Këto lloj padish nuk kanë si qëllim fitimin në gjykatë, por synojnë të frikësojnë, lodhin ose heshtin gazetarët, aktivistët, OJQ-të apo qytetarët që ngritin zërin për çështje me interes publik – si korrupsioni, keqpërdorimet, abuzimet me pushtetin. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

italia perballet me rreziqe reale forcat tona nuk jane gati per nje sulm te madh ish shefi i mbrojtjes ngre alarmin do te duhen vite per 68cbf23c8deaf
Lajmi i mëparshëm

“Italia përballet me rreziqe reale, forcat tona nuk janë gati për një sulm të madh”/ Ish-shefi i Mbrojtjes ngre alarmin: Do të duhen vite për…

mozzik raportohet se eshte paraqitur ne dogane per te sqaruar ceshtjen e oreve te sekuestruara 68cbf8775df6c
Lajmi i radhës

Mozzik raportohet se është paraqitur në Doganë për të sqaruar çështjen e orëve të sekuestruara

Të fundit nga

ShkoLartë