padi 5 miliarde dollareshe kunder bbc trump ata mashtruan e me ndryshuan fjalet 6918c1c47b9fa

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

November 15, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të padisë BBC-në javën e ardhshme me deri në 5 miliardë dollarë, pasi rrjeti televiziv britanik i kërkoi falje për mënyrën sesi e kishte montuar një fjalim të tij në janar të 2021, por refuzoi ta kompensonte atë.



Deklaratën e bëri mbrëmjen e së premtes në bordin e avionit presidencial Air Force One. Trump argumentoi se ky ishte një hap që duhej ta ndërmerrte pasi BBC-ja kishte mashtruar, siç tha, duke ndryshuar fjalët qe kishin dalë nga goja e tij.

“Epo do ti padis ata. Do t’i padis për një shifër prej 1 deri në 5 miliardë dollarë, me shumë gjasë javën e ardhshme”, u shpreh Trump.

Të enjten BBC pranoi se montimi i fjalimit të 6 janarit të vitit 2021 kishte dhënë përshtypjen e gabuar se presidenti Trump kishte bërë thirrje të drejtpërdrejtë për aksion të dhunshëm ndaj Kapitolit dhe se nuk do të transmetohej sërish.

Çështja i kushtoi postin dy drejtuesve të lartë, e megjithatë koorporata theksoi se nuk do të paguante ndonjë kompensim financiar. Presidenti amerikan shtoi se nuk e kishte ngritur çështjen me kryeministrin Keir Starmer, por se ku i fundit i kishte kërkuar të bisedonin.

Ndërkohë në një intervistë tjetër të regjistruar pak para komenteve të tij në Air Force One por të transmetuar të shtunën, Kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi se ka detyrimin të padisë BBC-në, pasi nëse nuk e bën, diçka e tillë do t’u ndodhë edhe njerëzve të tjerë. Ai e cilësoi montazhin si “skandaloz” dhe “më të keq se çështja e Kamala-s”, një referencë për një mosmarrëveshje që pati me agjencinë amerikane të lajmeve CBS mbi një intervistë në programin 60 Minuta me kundërshtaren e tij në zgjedhjet e vitit 2024.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperi angli policia zbulon planin e masave ja rruget qe bllokohen 6918c0927f829
Lajmi i mëparshëm

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

ja pse pas disa vitesh martese partneret fillojne ti ngjajne njeri tjetrit 6918c3d1e7e06
Lajmi i radhës

Ja pse, pas disa vitesh martesë, partnerët fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit…

Të fundit nga

ShkoLartë