Pacolli: Vetëndosje i ka votat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

June 25, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se subjekti i saj politik i ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë, por ka refuzuar të zbulojë me cilën parti opozitare mund të jetë arritur marrëveshja.

Pacolli është pyetur nëse VV-ja ka numrat e nevojshëm për krijimin e Qeverisë dhe me cilën prej partive opozitare mund të ketë bashkëpunuar për këtë qëllim.

“Shikoni, nëse ne nuk do t’i kishim numrat për Qeverinë, a do të kishim insistuar me kalu në fazën kur kemi vetëm 15 ditë për ta formuar Qeverinë? Unë nuk mund t’i jap emrat me kë i kemi numrat,” tha Pacolli.

Këto deklarata vijnë në kohën kur vendi po përballet me ngërç institucional, për shkak të mungesës së konsensusit politik për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

VV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve, është duke u përpjekur të sigurojë shumicën parlamentare, ndërsa emrat e partive me të cilat mund të ketë arritur dakordim mbesin të paqarta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

​Sancho në Serie-A

Të fundit nga

​Sancho në Serie-A

Juventus po shtyn për të nënshkruar me sulmuesin anësor të Manchester United, Jadon Sancho, ndërsa “Bianconerët” do të zhvillojnë një takim me klubin anglez gjatë ditës së sotme. Sipas asaj që raportoi

​Sot Dita Ndërkombëtare e Detarit

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), 25 qershorin e ka shpallur si “Dita e Detarit” duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrifica të mëdha në
ShkoLartë