pacolli vetendosje i ka votat per formimin e qeverise por nuk i zbulojme emrat 685ba7c3c397d

Pacolli: Vetëndosje i ka votat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

June 25, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se subjekti i saj politik i ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë, por ka refuzuar të zbulojë me cilën parti opozitare mund të jetë arritur marrëveshja.

Pacolli është pyetur nëse VV-ja ka numrat e nevojshëm për krijimin e Qeverisë dhe me cilën prej partive opozitare mund të ketë bashkëpunuar për këtë qëllim.

“Shikoni, nëse ne nuk do t’i kishim numrat për Qeverinë, a do të kishim insistuar me kalu në fazën kur kemi vetëm 15 ditë për ta formuar Qeverinë? Unë nuk mund t’i jap emrat me kë i kemi numrat,” tha Pacolli.

Këto deklarata vijnë në kohën kur vendi po përballet me ngërç institucional, për shkak të mungesës së konsensusit politik për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

VV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve, është duke u përpjekur të sigurojë shumicën parlamentare, ndërsa emrat e partive me të cilat mund të ketë arritur dakordim mbesin të paqarta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sancho ne serie a 685ba7c094134
Lajmi i mëparshëm

​Sancho në Serie-A

ambasadori i izraelit ne okb bisedimet diplomatike me iranin se shpejti 685ba8ec9cf59
Lajmi i radhës

Ambasadori i Izraelit në OKB: Bisedimet diplomatike me Iranin së shpejti

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë