pacolli takon zyrtaret e bangladeshit dakordohen per marreveshje bilaterale 6af9a0e0171cf

Pacolli takon zyrtarët e Bangladeshit, dakordohen për marrëveshje bilaterale

November 15, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit për Politikë të Jashtme, në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31).

Përmes një postimi, Pacolli ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit, me fokus në menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave, riciklimin e tekstilit, përballimin e ndryshimeve klimatike dhe shkëmbimin e ekspertizës teknike.

Sipas saj, palët janë pajtuar për përgatitjen dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale në fushën e mjedisit.

Po ashtu, ministrja ka bërë të ditur se, pas ftesës së Ministres së Shtetit për Politikë të Jashtme të Bangladeshit, do të realizojë një vizitë bilaterale në këtë shtet, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja dhe të konkretizohen fushat e bashkëpunimit.

Pacolli ka theksuar se ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi për shkëmbim përvojash dhe ekspertize në çështjet mjedisore me interes për të dyja vendet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mosmarreveshjet ne rrjete sociale kalojne ne perleshje masive mes te miturave ne tetove 6af9a055c1c11
Lajmi i mëparshëm

Mosmarrëveshjet në rrjete sociale kalojnë në përleshje masive mes të miturave në Tetovë

fshiu ne menyre te paligjshme kontraten e nje kompanie prokuroria dergon ne gjyq punonjesin e kadastres se tiranes 6af9a13cb5964
Lajmi i radhës

Fshiu në mënyrë të paligjshme kontratën e një kompanie, Prokuroria dërgon në gjyq punonjesin e Kadastrës së Tiranës

Të fundit nga

ShkoLartë