pacolli takohet me perfaqesuesen e estonise diskutojne per mjedisin dhe energjine 6af887a195ff8

Pacolli takohet me përfaqësuesen e Estonisë, diskutojnë për mjedisin dhe energjinë

November 14, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura Remmelgas, në kuadër të COP31, ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit, klimës dhe energjisë.

Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë shkëmbyer përvoja për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

“Diskutuam edhe për digjitalizimin e qeverisjes mjedisore dhe menaxhimin e mbeturinave, me theks të veçantë te sistemi i kthimit të ambalazheve (DRS), të cilin synojmë ta avancojmë edhe në Kosovë përmes Ligjit të ri për Mbeturinat”, ka deklaruar Pacolli.

Ministrja ka vlerësuar gatishmërinë e Estonisë për të ndarë ekspertizën e saj me Kosovën.

“U dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës profesionale”, ka theksuar ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

halili 1
Lajmi i mëparshëm

Profesori universitar Festim Halili në Tiranë, ligjëron në Western Balkans University për teknologjinë që po ndryshon botën

rama kerkoi perjashtimin e spiropalit asambleja e ps se nuk e hodhi ne votim 6af887feabe24
Lajmi i radhës

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, Asambleja e PS-së nuk e hodhi në votim

Të fundit nga

ShkoLartë